Speci Djegës – Si ta Përdorni për Shëndetin e Zemrës

7.1k 0

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore.

Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut, temperatura, problemet me tretjen, fytin, çrregullimet hormolane, të vjellat dhe bajamet.

Speci Djegës Dhe Shëndeti i Zemrës

Por speci djegës është tejet mirëbërës edhe për shëndetin e zemrës.

Konsumi i tij, sipas të dhënave të AgroWeb.org, ka ndikim të menjëhershëm në sistemin e qarkullimit të gjakut, enët e gjakut, arteriet dhe tensionin e gjakut.

Pjesa më e madhe e vlerave në fjalë i atribuohet kapsaicinës, një substancë që shkakton aspektin djegës të specit.

Kapsaicina ka një reputacion të shkëlqyer kundër dhimbjeve, madje përdoret nga industria farmaceutike për kremëra dhe tretësira kundër artritit.

Sa i përket shëndetit të zemrës, disa studime kanë sugjeruar se konsumi i rregullt i specit të kuq djegës ul tensionin e gjakut, kolesterolin dhe pengon trombozën.

Këto probleme mund të shkaktojnë atak në zemër.

Vlerat e Tjera Të Specit Djegës

Speci djegës është një burim i shkëlqyer i karotenoidëve, antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira.

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, speci i kuq djegës përmban edhe sasi të larta të vitaminës A.

Dy lugë gjelle me spec të kuq djegës në variantin pluhur ofrojnë 47% të dozës së nevojshme ditore të vitaminës A.

Përveç saj, specat e kuq djegës janë një burim shumë i mirë i vitaminës E, C, B6, K, manganit dhe fibrës dietike.

Si Ta Përdorni Specin e Kuq Djegës

Speci i kuq djegës mund të përdoret i thatë ose i freskët.

Ai mund të përdoret në salca të ndryshme, gatime me mish, supa dhe fasule.

Niveli i nxehtësisë së specit mund të minimizohet duke hequr disa prej farave.

Farat duhen hequr duke përdorur doreza dhe duke shmangur kontaktin me sytë.

Lexoni këtu për një recetë me mjaltë dhe spec djegës për organizmin.

Lexoni këtu për kurën me spec djegës për kollën./AgroWeb.org