3 Vitamina që Ju Japin Energji Gjatë Ditës

4.4k 0

Rregulli i parë i shëndetit është regjimi i duhur ushqimor, gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe qetësia mendore.

Të gjitha këto bashkë bëjnë një njeri të shëndetshëm e plot energji.

Por të gjithë e dimë se këto nuk arrihen të plotësohen çdo herë ndaj shpesh hyjnë në punë suplementet dhe vitaminat shtesë.

Sidomos nëse ju mungon energjia për shkak të stilit të përditshëm të jetesës, disa vitamina në veçanti ju ndihmojnë të ndiheni më energjikë.

Çfarë duhet të zgjidhni?

Vitamina B12

Bashkë me grupin tjetër të vitaminave B, vitamina B12 ndihmon në transofimin e ushqimit që konsumoni në energji.

Kjo vitamin gjithashtu ju ndihmon të mbani trupin dhe qelizat e gjakut të shëndetshme duke parandaluar aneminë.

Mungesa e vitaminës B 12 është një problem i përhapur tek shumica e njerëzve ndaj suplementët janë shpesh mëse të nevojshëm për zëvendësim.

Hekur

Për të prodhuar hemoglobinë trupit i duhet hekur, një proteinë që lëjon transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në organe.

Pa nivelet e duhura të hekurit mund të prekeni më lehtë nga anemia e për pasojë të jeni më pak energjik.

Nëse ndiheni shpesh të dobët mund të keni mungesë hekuri dhe mund t’ju duhet të pasuroni dietën tuaj apo të merrni suplemente.

Melatonina

Sipas ekspertëve 30% e njerëzve në botë vuajnë nga problemet me gjumin apo nga pagjumësia kronike.

Melatonina është një hormon natyral që ka rol kryesor për të bërë gjumë të qetë e pa ndërprerje.

Trupi e prodhon melatoninën në momente të caktuara të ditës, por më së shumëti në mëngjes dhe në darkë.

Shumica e të rriturve që vuajnë nga pagjumësia marrin suplemente melatonine pasi i ndihmon ata të pushojnë më qetë dhe të ndihen më energjikë.

Çfarë duhet të dini?

Në mënyrë që të gëzoni energji të plota gjatë ditës, duhet të kujdeseni që të jeni sa më të shëndetshëm.

Trupit i duhen vitaminat e nevojshme që të pushojë dhe funksionojë siç duhet.

Tre prej tyre janë më të zakonshmet dhe nëse përdoren sipas rekomandimeve të mjekut mund të ndryshojnë për mirë ditët tuaja e t’i mbushin ato me energji./AgroWeb.org