Të Uritur Pas Drekës – Zbuloni Arsyet Befasuese Pse Ju Ndodh

1.5k 0

Shumë njerëz ankohen se i merr uria menjëherë pas vaktit të drekës.

Kjo mund të ndodhë pak minuta pas kafshatës së fundit ose edhe pas 45 minutash ndërsa je rehatuar.

Studimet kanë identifikuar katër arsyet kryesore përse dreka nuk është një vakt aq përmbushës, pavarësisht sasisë së konsumuar të ushqimeve.

Nuk Keni Marrë Mjaftueshëm Proteina Dhe Yndyrna

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, yndyrnat e shëndetshme dhe proteinat janë ato që të ngopin më shumë.

Nëse vakti juaj ka qenë i plotë me karbohidrate dhe sheqerna, me siguri në fillim do të ndiheni energjikë por më pas të drobitur dhe të uritur.

Kjo ndodh sepse organizmi tret karbohidratet dhe sheqernat më shpejt, ndërsa proteina dhe yndyrnat treten më ngadalë.

Për këtë arsye rekomandohet që vakti i drekës të jetë i pasur me avokado, vaj ulliri, fasule dhe fara.

Ushqyerja E Shpërqendruar

Një nga arsyet përse ndihemi të uritur një ose dy orë pas drekës është se këtë vakt e kemi ngrënë të shpërqendruar.

Kjo u ndodh atyre që ushqehen në tavolinën e punës, duke parë televizor ose duke lundruar në Facebook apo Instagram.

Ushqimi duhet shijuar dhe trupi ka nevojë të dëgjohet.

Duke mos e pasur vëmendjen tek ushqimi, mund ta teproni me atë në një moment ose mund të mos hani mjaftueshëm.

Ushqyerja E Shpejtë

Angazhimet e shumta gjatë ditës e detyrojnë njeriun të hajë shpejt.

Kjo mënyrë e të ngrënit parandalon marrjen e sinjalit të trupit që jeni të ngopur.

Trupi dhe truri ka nevojë për të paktën 20 minuta për të kuptuar që është i ngopur.

Nëse ju hani për pesë minuta, atëherë nuk i jepni kohën që i duhet për të kuptuar nëse është i ngopur ose jo.

Çdo kafshatë duhet përtypur për të paktën 10-20 herë.

Në këtë mënyrë do të hani ngadalë por nuk do t’ju marrë uria aq shpejt.

Nuk Keni Ngrënë Mjaftueshëm

Një vakt në dukje i shëndetshëm nuk është domosdoshmërisht përmbushës.

Dreka duhet të jetë vakti më i bollshëm sepse trupi ka nevojë akoma për energji.

Nëse ju ushqeheni vetëm me një sallatë, është e sigurtë që do t’ju marrë uria menjëherë.

Një vakt i shëndetshëm nuk do të thotë një vakt i mangët./AgroWeb.org