Përse Ju Duhet Vaji i Peshkut Tani për Shëndet të Mirë

5.7k 0

Vaji i peshkut është i pasur me acide yndyrore omega-3 të cilat janë shumë të rëndësishme për shëndetin.

Nëse nuk e merrni vajin e peshkut nga burimet fillestare të tij, atëherë suplementet ju vijnë në ndihmë për përfitimet e acideve yndyrore.

Më poshtë, AgroWeb.org liston një udhëzim të nevojshëm mbi këto suplemente dhe përfitimet shëndetsore që vijnë prej tyre.

Çfarë është vaji i peshkut dhe përse është i rëndësishëm?

Vaji i peshkut është yndyra që merret nga indet e peshkut siç është harenga, peshku ton, skumbria dhe sardelet.

Nganjëherë, vaji prodhohet edhe nga mëlçia e peshqve të tjerë siç mund të jetë merluci.

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon ngrënien e 1-2 racioneve me peshk në javë.

Ky rekomandim bazohet në idenë se acided yndyrore omega-3 ofrojnë shumë përfitime shëndetësore dhe mbrojnë organizmin nga sëmundjet.

Por, nëse nuk konsumoni një ose dy racione me peshk në javë, atëherë suplementët ju ndihmojnë të merrni dozat e nevojshme të acideve omega-3.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, rreth 30% e vajit të peshkut përbëhet nga acidet yndyrore omega-3.

Pjesa e mbetur prej 70 përqind përbëhet nga yndyrna të tjera.

Vaji i papërpunuar i peshkut përmban edhe vitaminat A dhe D.

Acidet yndyrore omega-3 tek vaji i peshkut kanë përfitime të rëndësishme shëndetësore në krahasim me acidet omega-3 me bazë bimore.

Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë.

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, tregojnë se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji i peshkut nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet.

Bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë.

Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë, mbase në sasi pak më të reduktuara.

Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë.

Përfitimet e vajit të peshkut për njeriun:

Vaji i peshkut i bën mirë zemrës.

Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë shumë peshk kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës.

Të dhënat shkencore tregojnë se peshku ose vaji i tij luftojnë shumë prej faktorëve të rrezikut të sëmundjeve të zemrës siç janë: kolesteroli, trigliceridet, tensioni i gjakut, tromboza, aritmia.

Pavarësisht kësaj, vaji i peshkut ose suplementët e tij nuk parandalojnë atakun në zemër ose goditjet në tru.

Çrregullimet mendore, ankthi dhe depresioni.

Truri përbëhet nga 60% yndyrë dhe shumica e kësaj yndyre është acid yndyror omega-3.

Rrjedhimisht këto acide yndyrore janë thelbësore për funksionin normal të trurit.

Sipas tyre suplementët e vajit të peshkut parandalojnë simptomat e këtyre çrregullimeve siç janë skizofenia ose çrregullimet bipolare.

Depresioni nga ana tjetër pritet të jetë sëmundja me peshën e dytë për nga madhësia në të gjithë barrën globale të sëmundjeve në vitin 2030.

Studimet kanë treguar se vaji i peshkut dhe suplementët e omega-3 mund të përmirësojnë simptomat e depresionit.

Ndihmon në rënien në peshë.

Suplementet e vajit të peshkut përmirësojnë përbërjen yndyrore të trupit dhe zbusin faktorët e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Disa studime kanë treguar se suplementet e vajit të peshkut në kombinim me ushqyerjen e shëndetshme dhe aktivitetin fizik ndihmojnë në rënien në peshë.

Ruan shëndetin e syve.

Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për shëndetin e syve që përkeqësohet me kalimin e moshës.

Këto acide yndyrore merren duke konsumuar peshk sipas rekomandimeve të OBSH-së ose vaj peshku.

Lufton inflamacionin.

Vaji i peshkut ka vlera kundër inflamacionit dhe ndihmon kundër sëmundjeve të shkaktuara nga inflamacioni kronik.

Për shembull, vaji i peshkut rekomandohet dhe funksionon tek njerëzit obezë dhe të stresuar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, suplementet ndikojnë kundër dhimbjeve të kyçeve, reumatizmës e të tjera

Vaji i peshkut për lëkurën.

Lëkura është organi më i madh në organizëm dhe përmban shumë acide yndyrore omega-3.

Shëndeti i lëkurës përkeqësohet me kalimin e moshës ose pas ekspozimit në rritje në diell.

Ndihmon gratë gjatë shtatzanisë edhe fëmijët e vegjël.

Fëmijët e prekur nga çrregullime si hiperaktiviteti apo shpërqendrimi i lartë kanë mungesë të acideve yndyrore omega-3.

Suplementët e vajit të peshkut përmirësojnë këto simptoma, përfshirë impulsivitetin e lartë dhe agresivitetin tek fëmijët.

Acidet yndyrore omega-3 janë thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit.

Vaji i peshkut kundër yndyrës në mëlçi.

Sëmundjet e mëlçisë dhe akumulimi i yndyrnave në të janë të rrezikshme.

Suplementët me vaj peshku përmirësojnë funksionet e mëlçisë, shkrijnë dhjamin e akumuluar dhe luftojnë inflamacionin.

Për azmën dhe alergjitë.

Studimet kanë treguar se acidet yndyrore omega-3 dhe suplementët e vajit të peshkut zbusin simptomat e azmës dhe alergjive sidomos  në fëmijëri.

Kjo vlen për nënat që konsumojnë vaj peshku. Impakti do të tejzgjatet edhe tek fëmijët.

Për shëndetin e kockave.

Acidet yndyrore omega-3 përmirësojnë densitetin e mineraleve në kocka tek të rriturit dhe të moshuarit.

Acidet yndyrore dhe vaji i peshkut janë thelbësore kundër frakturave dhe sëmundjeve si osteoartriti ose osteoporoza.

Nëse nuk konsumoni peshk çdo javë atëherë duhet të merrni suplementë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.