Studimi i Ri: Kafeina Mbron Lëkurën nga Melanoma dhe Rrezet e Diellit

1.2k 0

Dielli është një nga burimet më të mira të vitaminës D duke i dhuruar kështu një sërë të mirash shëndetit.

Megjithatë shumë diell bën dëm dhe këtë mund ta keni dëgjuar shpesh për shkak të rrezeve UVA dhe UVB.

Këto rreze arrijnë të depërtojnë deri në shtresat më të thella të lëkurës tuaj dhe ta dëmtojnë atë duke shkaktuar plakje të parakohëshme, shtim të nishaneve apo kancer të lëkurës.

Për t’u mbrojtur nga to egzistojnë një sërë mënyrash, ku edhe ushqimi zë një pjesë të rëndësishme.

Së fundëmi një studim Italian tregon për vetitë që kafeina ka në mbrojtjen e lëkurës nga rrezet e dëmshme të diellit.

Çfarë duhet të dini?

Kafja është një ndër pijet më të pasura me kafeinë dhe në këtë rast mund të përdoret si një medikament i mirfilltë sipas ekspertëve.

Studimi i sapo publikuar nga ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali në bashkëpunim me Universitetin Tor Vergata dhe Institutit të Dermologjisë në Romë, tregon për lidhjen e fortë që kafeina dhe tumore si melanoma kanë.

Sipas tyre kafeina ka një rol mbrojtës ndaj qelizave tumoriale që shkaktojnë melanomën.

Enzima që ka rol kyç në këtë parandalim quhet tirosinasi dhe gjendet me shumicë tek kafeina.

Në këtë rast tirosinasi, funksionon is një filtër mbrojtës për lëkurën dhe ngadalëson prodhimin e melekulave të cilat mund të jenë tumoriale.

Kafeina mbron jo vetëm lëkurën e ekspozuar në diell nga plakja, por edhe nga dëmet afatgjata siç janë efektet direkte në AND.

Ky studim tregon për rolin e rëndësishëm që kafeina ka ndaj mbrojtjes nga dielli, por edhe në forcimin e sistemit mbrojtës.

Sipas ekspertëve efekti i kafeinës ëhstë i drejtpërdrejtë vetëm tek qelizat e dëmshme të cilat shkaktojnë tumore si melanomat.

A duhet të pini më shumë kafe?

Një nga pijet më të pasura me kafeinë është kafja, por rezultatet e këtij studimi nuk tregojnë se duhet të konsumoni më shumë kafe.

Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për sasi shumë të mëdha kafeine të cilat nuk mun dt’i merrni vetë nga pijet.

Prandaj nuk këshillohet që ta shikoni shtimin e kafeinës si një mënyrë pë rtë mbajtur larg tumoret e lëkurës, pasi mund të përjetoni efekte të tjera anësore nga përdirmi i mad hi kafeinës.

Studiuesit nuk kanë dhënë një sasi apo numër filxhanësh të cilët ndihmojnë në këtë çështje, pasi terapi të tilla kërkojnë mbikqyrje mjekësore./AgroWeb.org