Orët e rregullta të gjumit janë hapi i parë drejt një jete sa më të shëndetshme.
Nëse flini herët do të zgjoheni herët dhe kjo ju jep mundësi jo vetëm që të keni një ditë të gjatë, por edhe mendje të kthjellët e organizëm të shëndetshëm.
Studime të fundit tregojnë se mënyra dhe ora kur flini mund të vendosin nëse keni rrisk të vuani nga depresioni ose jo.
Çfarë sugjerojnë ekspertët?
Sipas ekspertëve është më mirë që të flini 1 orë më herët në darkë dhe të zgjoheni 1 orë më herët në mëngjes.
Kjo do të ndikojë në shëndetin tuaj mendor dhe do të mbajë larg depresionin.
Prandaj bëni gati alarmin një orë më herët në mëngjes.
Në studimin ku u vëzhguan 840.000 persona në rajonin e Evropës, shkencëtarët vunë re se personat e diagnostikuar me depresion zgjoheshin 1 orë më vonë në mëngjes se të tjerët.
Në bazë të të dhënave të mbledhura nga rutina e gjumit, zgjimi herët në mëngjes pa ulur orët e gjumit gjatë natës lidhej me zbutjen e dperesionit dhe simptomave të tij.
Këta persona kishin 23% më pak rrisk për të zhvilluar sëmundjen e depresionit apo për t’u prekur nga ajo.
Përse ndodh kjo?
Studiuesit e lidhin këtë me orën e brendëshme të trupit dhe ndryshimin e saj kur trupit i mungon gjumi ose kur fle më shumë nga sa duhet.
Psikologjikisht ndikon edhe drita e diellit, personat që ekspozohen më shumë në diell gjatë ditës kanë më shumë mundësi të thithin dritën e diellit se të tjerët.
Drita është një nga faktorët e parë që ndihmon trurin të rigjallërohet.
Prandaj mundohuni të flini një orë më herët në darkë dhe të zgjoheni pak më shpejt në mëngjes.
Oraret e gjumit varen edhe nga gjenetika, por ju mund ta trajnoni veten të veproni në mënyra të caktuara.
Megjithëse mjekët sugjerojnë që ta nisni ditën sa më herët orët e gjumit nuk duhet kurrësesi të mungojnë.
Një të rrituri i duhen 7-8 orë gjumë çdo natë për të pasur një funksionim normal të organizmit./AgroWeb.org