Makarona me Qepë – Si të Përgatisni Salcën e Veçantë

2.2k 0

Quhen ndryshe makaronat Gjenoveze, megjithëse nuk njihet të ketë ndonjë lidhje me qytetin e nga famshëm Italian.

Këto makarona të shijshme kanë bazë qepët, mishin dhe disa perime të tjera të cilat i dhurojnë kësaj pjate aromë dhe shije të mrekullueshme.

Gjatë zierjes këta përbërës shkrijnë dhe bashkohen me njëri tjetrin duke formuar nje pure interesante.  

Ju duhet pak durim në përgatitje, por do të shijoni një recetë mjaft të shijshme. 

Ndiqni mënyrën e përgatitjes sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit 

  • 320 gr makarona pene 
  • 600 gr mish viçi
  • 1 kg qepë të arta 
  • 60 gr selino 
  • 60 gr karota 
  • 1 tufë majdanoz 
  • 1 gjethe dafine 
  • 100 ml verë e bardhë 
  • Vaj ulliri 
  • Kripë
  • Piper i zi 
  • Djath kaçkavall 

Përgatitja 

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të nisni duke qëruar qepët. 

Grijini ato hollë e më pas në kubikë të vegjël dhe lërini mënjanë. 

Vazhdoni duke grirë edhe karotat, selinonë dhe mishin në kubikë të vegjël.

Në fund lidhni majdanozin dhe gjethen e dafinës me një pe dhe vini një tenxhere me vaj ulliri në zjarr. 

Shtoni qepët, karotat, selinonë, majdanozin, gjethen e dafinës me majdanozin dhe vëreni në zjarr. 

Lërini disa minuta e më pas shtoni edhe mishin.

Përzieni herë pas here në mënyrë që të zbuten të gjithë përbërësit duke shtuar pak kripë dhe piper. 

Më pas lëreni tenxheren të ziejë në zjarr të avashtë për 3 orë duke e mbuluar ne kapak.

Nuk do të keni nevojë të shtoni ujë, pasi qepët do të lëshojnë ujin e tyre.

Përziejeni herë pas here dhe kur të kenë kaluar 3 orë shtoni verën e bardhë. 

Ndërkohë vendosni makaronat të ziejnë dhe kur të jenl gati hidhini tek tenxherja me perimet. 

Pëzieni mirë për disa minuta e më pas shërbejini bashkë me qepët dhe mishin. 

Në fund ju këshillojmë të shtoni pak djathë kaçkavall të grirë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.