Oriz me Spinaq dhe Djathë të Bardhë – Mënyra e Duhur e Përgatitjes

1.7k 0

Ju përlqen spinaqi dhe vlerat që i dhuron organizmit?

Sapo keni gjetur recetën e duhur për ju, provoni orizin kremoz me spinaq dhe djathë.

Kjo recetë nuk do t’ju dalë kurrë nga preferencat pasi ka të gjitha cilësitë e një pjate shefash.

Ndiqni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së saj.

Përbërësit

  • 2 thelpinj hudhre, te grira
  • 1 luge vaj ulliri
  • 6 gota spinaq i grirë
  • 1 filxhan oriz i bardhë me kokërr të gjatë
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle kopër e grirë
  • 60 gr djathë i bardhë
  • Kripë
  • Vaj

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, grini hudhër ndërsa ngrohni pak vaj në një tenxhere.

Shtoni në të hudhrën dhe skuqeni për 1 minutë derisa të lëshojë aromë, shtoni spinaqin e grirë dhe gatuajeni për 2 minuta.

Hidhni edhe 2 gota ujë dhe lëreni të vlojë më pas ulni pak nxehtësinë.

Shtoni orizin, kripën dhe sipas dëshirës pak pluhur hudhre.

Sapo orizi të fillojë të zierjë vendosni kapakun tenxheres dhe lëreni të gatuhet për 15 minuta.

Sigurohuni që nxehtësia gjatë gatimit të orizit të mos jetë shumë e lartë.

Kur të jetë gati, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të mbuluar me kapak për 5 minuta.

Më pas shtoni pak limon dhe koprën e grirë.

Në fund shtoni djathin e bardhë të thërrmuar dhe shijojeni të ngrohtë./AgroWeb.org