Tortë e Shpejtë me Mollë në Tigan – Receta me Aromë të Mirë

2.2k 0

Ëmbëlsirat janë gjithmonë një kënaqësi për t’i përgatitur e për t’i shijuar.

AgroWeb.org ju tregon një recetë shumë të shpejtë e cila kërkon përgatitjen në tigan.

Po e lexuat saktë, kjo ëmbëlsirë nuk piqet në furrë, ndaj dhe do t’ju mundojë fare pak.

Ndiqni këshillat e treguara mëposhtë dhe provojeni që sot me të dashurit tuaj.

Përbërësit:

  • 30 gr gjalpë ambienti
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 1 mollë
  • 1 lugë kafe kanellë
  • 1 vezë
  • pak kripë
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 3 lugë sheqer
  • 1 lugë kafe vaj bimor
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • 1 gotë dhe 1 lugë gjelle miell
  • 1 lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë gjelle uthull të bardhë molle

Përgatitja:

Lyejmë mirë (pak trashë) një tigan me gjalpë dhe e spërkasim atë me sheqer në të gjithë sipërfaqen.

Lajmë mirë një mollë dhe presim atë në rrathë me trashësi 0.4-0.5 cm me ndihmën e një kapaku shishe ose instrumenti të posaçëm pastrojmë qendrën nga farat.

Vendosim fetat e mollëve në tigan duke mbuluar komplet sipërfaqen e tiganit dhe i spërkasim me kanellë.

Në një tas vendosim një vezë të plotë, pak kripë, sheqer vanilje, 3 lugë gjelle sheqer i rrahim mirë me tel vezën deri sa sheqeri të shkrijë.

Shtojmë dhe 1 filxhan kafe vaj, vazhdojmë përzierjen deri sa të na formohet një masë kremoze dhe bashkojmë 1 gotë qumësht.

Tani shtojmë miellin pak nga pak dhe duke e përzierë vazhdimisht shtojmë pluhurin pjekës. I përziejmë përbërësit dhe në fund shtojmë 1 lugë gjelle uthull.

Pasi të keni përzierë mirë të gjithë përbërësit e shtojmë brumin mbi fetat e mollëve.

Vendosim tiganin në zjarr në temperaturë nën mesatare të mbuluar me kapak për 15- 29 minuta.

E shohim nëse shkëputet nga tigani dhe në ndihmën e një pjate e kthejmë dhe e pjekim dhe në anën tjetër për 10 minuta përsëri të mbuluar me kapak.

E shërbejmë pasi të jetë ftohur duke e spërkatur me pak sheqer pluhur./AgroWeb.org