Biskota me Miell Orizi – Më të Shkriftat që do të Provoni

2.6k 0

Biskotat me siguri i keni gatuar shpesh në gjithçfarë mënyrash.

E megjithatë kaçdo ditë receta të reja interesante e plot shije që mund të provoni.

Nëse nuk e keni përdorur më parë miellin e orizit, filloni me këto biskota të thjeshta.

Ato do të jenë më të shkriftat që keni provuar ndonjëherë e më një aromë të veçantë.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së tyre sipas këshillave të AgroWeb.org dhe shijojini që sot me të dashurit tuaj.

Përbërësit

  • 500 gr miell orizi
  • 280 gr gjalpë
  • 200 gr sheqer kaf
  • 1 vezë
  • 1 e verdhë veze
  • 4 gr fryrës për ëmbëlsira
  • Lëkura e një limoni
  • Kripë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë recetë AgroWeb ju këshillon të zgjidhni një enë të madhe në të të shtoni gjalpin e prerë në kubikë dhe sheqerin.

Filloni të përzieni me një rrahës elektrik duke shtuar edhe kripën bashkë me lëkurën e limonit.

Teksa përzieni shtoni vezën dhe plotë dhe të verdhën e vezës derisa të fomoni një masë të shkrifët e homogjene.

Pas disa minutash hidhni miellin bashkë me pluhurin fryrës për ëmbëlsira, pak kripë dhe përzieni në mënyrë që të formohet brumi i zakonshëm i biskotave.

Më pas brumin vendoseni në një tryezë dhe punojeni paksa me duar në mënyrë që të formoni në petë të rrumbullaktë brumi.

Mbështilleni me qese plastike kuzhine dhe futeni në frigorifer për 1 orë.

Pas kësaj kohe nxirrni brumin dhe ndajeni me duar në toptha të vegjël rreth 30 gr secili.

Rrotullojini mirë me duar dhe shtypini pakra në fund në mënyrë që të krijoni një formë ovale.

Përgatisni një tavë të shtruar me letër pjekje dhe vendosni në të biskotat një nga një.

Do të keni përgatitur rreth 32 biskota të vogla të cilat duhet të piqen në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë për 15 minuta.

Kur të marrin ngjyrë të artë nxirrini nga furra lërini të ftohen paksa dhe më pas mund t’i konsumoni siç janë apo me sheqer pluhur sipër.

Ruajini në një enë të mbyllur deri në 1 javë ose mund të ruani brumin në frigorifer për t’i përgatitur këto biskota kurdo e më shpejt./AgroWeb.org