Bukë Misri e Skuqur me Kos dhe Turshi – Receta e Shijshme e Shtëpisë

4.3k 0

Buka e misrit është një ndër ushqimet që thuajse nuk mungon kurrë në tavolinë.

Përveçse me një shije të veçantë buka e misrit është një burim vlerash ushqyese.

Ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe luan një rol kryesor në prodhimin e energjisë në trup.

Buka e misrit konsumohet në mënyrën e saj tradicionale me djathë apo përshesh të cilat kanë një shije të përkryer.

Sot në AgroWeb.org do t’ju sygjerojmë një mënyrë shumë të thjeshtë se si mund të përgatisni recetën tuaj të re me bukë misri.

Përbërësit

  • 1 bukë misri
  • 1-2 speca turshi
  • 3-4 lugë kos
  • vaj ulliri ose gjalpë të freskët
  • kripe

Përgatitja

Prisni specat turshi në feta të holla deri në  1 cm.

Në një enë hidhni kosin, fetët e specave dhe pak kripë, sipas dëshirës.

Përziejini mirë dhe ndërkohë vazhdoni me përgatitjen e bukës së misrit.

Nëse buka e misrit është rrumbullake, ndajeni në katër pjëse të mëdha dhe çdo copë prijeni përgjysëm.

Në të kundërt, nëse ka formë drejtkëndëshe prijeni në feta me trashësi mesatare.

Vini tiganin në zjarr bashkë me vajin e ullirit ose gjalpin e freskët dhe lëreni të ngrohet.

Vendosni copat e bukës së misrit dhe skuqni një nga një nga të dyja anët.

Pasi të jenë skuqur, vendosini copat e bukës në pjatën ku do t’i shërbeni dhe hidhini sipër masën e kosit me turshitë.

Sipas dëshirës ju mund të shtoni disa feta karrotash, apo perime të tjera turshi./AgroWeb.org