Byrek me Djathë dhe Petë të Gatshme

1.8k 0

I njohur ndryshe edhe si Tiropita, kjo recetë e ka origjinën nga Greqia.

Karakteristike ka shtresat e tij krokante, të cilat mbështjellin një mbushjeje të shijshme me djathë dhe krem ​​djathi.

Tiropita është perfekte për çdo rast, qoftë për për një meze apo për një vakt të shpejtë.

Petët e përdroura janë të gatshme, gjë e cila e bën më të thjeshtë përgatitjen e tij edhe për ata persona që janë ende fillestarë në kuzhinë.

Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes që AgroWeb.org sugjeron sot për ju.

Përbërësit

  • 335 g djathë të bardhë
  • 335 g krem ​​djathi në temperaturë dhome
  • 3 vezë
  • 6 lugë gjelle kopër të freskët (sipas dëshirës)
  • ¾ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji piper i zi
  • 12 lugë gjalpë pa kripë, të shkrirë
  • 8 petë të gatshme

Përgatitja

Fillimisht ngrohni furrën në 180°C.

Më pas vazhdoni duke thërrmuar djathin në një tas mesatar. Shtoni kremin e djathit, vezët, koprën, kripën dhe piperin e zi.

Përziejini mirë përbërësit derisa të kombinohen. Mbushja do të bëhet pak e trashë nga djathi.

Tani me një furçë lyeni me pak gjalpë të shrkirë tavën që do të përdorni për pjekje.

Vendosni fillimisht një petë në tavë (skajet do të varen pak mbi anët e tavës) dhe lyejeni me shumë gjalpë të shkrirë. Përsëriteni të njëjtën gjë edhe me 4 petët e tjera.

Përhapeni mbushjen mbi petë në mënyrë të barabartë dhe palosni skajet e petëve mbi mbushje (kjo do të sigurojë që mbushja të mos derdhet gjatë pjekjes).

Tani vendosni petët e mbetura sipër, duke lyer secilën me gjalpë të shkrirë. Në fund, lyeni sipër edhe petën e fundit.

Piqeni byrekun për 40 minuta, derisa të marri ngjyrë kafe të artë. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet për 15-20 minuta, e më pas shërbejeni./AgroWeb.org