Ëmbëlsira Unike me Xhenxhefil – Shije Mahnitëse

1.8k 0

Xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për shëndetin e njeriut.

Atë e gjejmë të freskët ose të tharë përgjatë gjithë vitit.

Shija e tij është pikante, e veçantë dhe e pangatërrueshme.

Nëse krahasoni shijen e xhenxhefilit të freskët me të thatin do të zbuloni se nxehtësia që përçon ky i fundit është shumë më e fortë.

Prandaj, nëse e përdorni në gatime ose kura të ndryshme natyrale duhet të tregoni kujdes në lidhje me sasinë e përdorur.

Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org një recetë fantastike të përgatitjes së xhenxhefilit si ëmbëlsirë, një recetë krejt unike që padyshim do të tërheqë menjëherë nepsin  dhe oreksin tuaj.

Për më tepër, në këtë mënyrë do të mësoni se si ta përfshini xhenxhefilin në kutinë tuaj të ndihmës së shpejtë për t’ju ardhur në ndihmë sa herë të keni nevojë.

Si Të Bëni Ëmbëlsira Krokante Prej Xhenxhefili

Përbërësit

  • 450 gr xhenxhefil të freskët
  • 450 gr me sheqer
  • Ujë

Përgatitja

Lajeni dhe qërojeni xhenxhefilin dhe më pas prijini në feta të holla.

Vendosini fetat e holla në një tenxhere dhe mbusheni me ujë.

Pasi të ketë valuar, lëreni xhenxhefilin të ziejë për 30 deri në 40 minuta.

Pas zierjes, fetat e xhenxhefilit do jenë bërë në një nuancë të tejdukshme.

Kullojeni lëngun dhe mbani mënjanë një çerek gote.

Pjesën tjetër mund ta pini duke e tretur me shumë ujë sepse shija është shumë e fortë.

Sa i përket sheqerit, sasia e tij duhet matur në varësi të fetave të xhenxhefilit.

Nëse ato peshojnë 220 gramë, atëherë duhet të përdorni të njëjtën sasi sheqeri.

Më pas futini sërish fetat e xhenxhefilit në tenxhere së bashku me sheqerin dhe shtoni çerek gote nga lëngu i zhardhokut të cilin e ndatë mënjanë më herët.

Gjatë zierjes përfundimtare, sheqeri do të shkrihet, lëngu do të avullojë dhe në fund do të ngelet shërbeti i trashë dhe fetat e xhenxhefilit.

Uleni temperaturën dhe vazhdoni t’i përzieni fetat e karamelizuara për 20 minuta.

Ndërkohë mbi banak vendosni një letër kuzhine pjekjeje.

Pas 20 minutash, fetat e xhenxhefilit do të kristalizohen dhe pamja e fetave të karamelizuara do të jetë e thatë.

Vendosini fetat e xhenxhefilit në letrën e kuzhinës për pjekje dhe lërini të ftohen.

Pasi të jenë ftohur, karamelet prej xhenxhefili mbajini në një enë të mbyllur dhe në një vend të freskët ku mund të zgjasin për disa javë.

Vlerat E Xhenxhefilit Për Shëndetin

Përdorimet e xhenxhefilit në gatim dhe për shëndet janë të larmishme.

Në formën e çajit, xhenxhefili rekomandohet pas çdo vakti për të përmirësuar tretjen.

Xhenxhefili është i fuqishëm kundër mikrobeve, njësoj si hudhra.

Ai është përdorur në gatim sepse rrit jetëgjatësinë e ushqimit dhe e mban atë sigurtë.

Xhenxhefili gjithashtu rekomandohet nëse keni të vjella ose të përziera në mëngjes.

Ai është efikas kundër dhimbjeve të reumatizmës, artritit, temperaturës, bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes, acarimit të fytit dhe kollës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.