Kek i Butë me Gjalp dhe Vanilje – Ëmbëlsira e Preferuar e të Gjithë Familjes

1.5k 0

Ëmbëlsirat me gjalpë kanë të gjithë një veçanti pasi janë të shkrifëta dhe plot aromë të mirë.

Kështu është edhe keku që AgroWeb.org ju sugjeron ditën e sotme.

Aroma e gjalpit dhe vaniljes do ta mbushë shtëpinë tuaj me aromë të mirë dhe ditën tuaj plot shije.

Përbërësit

  • 320 gr miell
  • 220 gr sheqer
  • 2 lugë e gjysmë çaji pluhur pjekës
  • Gjysmë luge çaji kripë
  • 130 gr gjalpë
  • 3 vezë
  • 1 pako ekstrakt vanilje
  • 230 gr krem djathi
  • 250 gr sheqer pluhur

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroËeb ju këshillon të ndizni furrën në temperaturën 160 gradë C.

Ndërkohë në një enë të thellë shtoni millin, sheqerin, pluhurin pjekës dhe pak kripë.

Përziejini të gjitha bashkë dhe në një tjetër enë shtoni gjalpin e shkrirë, 1 vezë dhe ekstraktin e vaniljes.

Më pas pak nga pak të gjithë këtë masë të lëngëshme shtojeni tek enë ku ndodhet mielli.

Kështu duke përzier vazhdimisht në mënyrë që të mos formohen kokrriza, do të krijoni brumin e kekut tuaj.

Me anë të një luge druri përzieni mirë miellin i cili do të jetë si shkrifët dhe jo domosdoshmërisht shumë i mbledhur.

Zgjidhni një tavë pjekje katrore me shtrojeni të gjithë brumin në të, duke e shtypur në mënyrë uniforme me anë të një spatule, gote ose me duar.

Ngjesheni mirë brumin nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës e më pas bëni gati kremin që do i hidhni sipër.

Në një enë shtoni kremin e djathit në temperaturë ambienti, 2 vezët e mbetura dhe përzieni me anë të një rrahësi elektrik derisa të formohet një masë kremoze.

Po aty shtoni të gjithë sheqerin pluhur dhe filloni të përzieni me një spatula nga poshtë lart.

Hidheni masën e kremit në të gjithë sipërfaqen e kekut tuajduke e përhapur mirë dhe futeni të piqet.

Piqeni në temperaturë 160 gradë për 40-45 minuta derisa të fillojë të marrë ngjyrë të kaftë të lehtë.

Më pas nxirreni nga furra, lëreni të ftohet dhe spërkateni me sheqer pluhur sipër./AgroWeb.org