Keku me Aromën më të Freskët nga Duart e Gjysheve

1.9k 0

Aroma e një ëmbëlsire klasike të përgatitur nga duart e gjysheve.

Recetat e kekut janë të shumta, por asnjëherë si ato që përgatisin gjyshet tona.

AgroWeb.org ju tregon sot mënyrën e shijshme të përgatitjes së një keku që ka për t’u pëlqyer të gjithve.

Përbërësit

  • 500g miell
  • 150g sheqer
  • 250g gjalpë në temeraturë ambienti
  • 250ml qumësht
  • 5 vezë
  • 50g portokalle të karamelizuara
  • Lëkura e njëportokalli
  • Lëngu i një portokalli
  • Lëkura e një limoni
  • 1 paketë me vanilje
  • 16g fryrës për ëmbëlsira
  • 2-3 lugë gjelle me rrush të thatë

Përgatitja

Për të përgatitur këtë ëmbëlsirë është shumë e rëndësishme që të gjithë përbërësit t’i nxirrni nga frigoriferi.

Kështu do të kenë temperaturë të njejtë dhe brumi do të jetë perfekt.

Ndërkohë shtrydhni portokallen dhe zhysni në lëngun e saj rrushin e thatë.

Në një tas hidhni gjalpin e zbutur në temperaturë ambienti, lëkurën e limonit dhe të portokallit.

Shtoni sheqerin pak nga pak dhe përziejeni masën me rrahësin elektrik derisa të formoni një krem.

Tani AgroWeb.org ju këshillon që të hidhni vezët një nga një, duke i përzierë gjatë gjithë kohës me rrahësin elektrik.

Në fund e ka radhën mielli dhe qumështi.

Pasi brumi i kekut të jetë gati, lyeni një tavë me pak gjalpe dhe spërkateni me miell.

Diçka e tillë nuk duhet anashkaluar, pasi keku juaj nuk do të ngjitet.

Prisni portokallet e karamelizuara në copa të vogla.

AgroWeb,org ju këshillon që t’i bashkoni me rrushin e thatë pasi ta keni kulluar.

Nëse nuk keni portokalle të karamelizuara mund t’i përgatisni fare lehtë në shtëpi.

Merrni një portokalle dhe priteni në feta sa më të holla që të mundeni.

Ndërkohë në një tigan hidhni 3-4 lugë gjelle me sheqer.

Lëreni që ai të karamelizohet dhe shtoni një lugje me gjalpë dhe pak ujë që të mos ngrijë.

Fusni aty fetat e portokallit dhe lërini në një pjatë që të thahen plotësisht.

Më pas mjafton që t’i prisni dhe të vazhdoni me recetën e kekut.

AgroWeb.org ju këshillon që të hidhni gjysmën e masës së brumit tek tava.

Shtoni tani portokallet dhe rrushin e thatë dhe mbulojeni me pjesën e mbetur të brumit.

Piqeni kekun në furrë të ngrohur më parë me 180 gradë për 60 minuta.

Pasi të jetë pjekur mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur./AgroWeb.org