Makarona Furre me Brokoli, Lulelakër dhe Djathë – Shije e Përsosur

3.3k 0

Makaronat e furrës janë gjithmonë një ide e mirë, sidomos kur kombinohen me brokoli, lulelakër e djathë pice e erëza të ndryshme.

Kjo pjatë fantastike është shumë kremoze dhe të shkrihet në gojë.

Brokoli dhe lulelakra janë dy perime të mira të cilat i shtojnë aspektin e shëndetshëm kësaj pjate me karbohidrate.

Kjo pjatë duhet servirur e ngrohtë dhe krahas një sallate jeshile të mirë.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë mënyrën e përgatitjes.

Makarona Furre Me Brokoli, Lulelakër Dhe Djathë

Receta është shumë e thjeshtë dhe mund ta gatuani rregullisht për drekë ose darkë në familje.

Përbërësit:

  • 8 filxhanë çaji ujë
  • 6 filxhanë çaji me copa lulelakre
  • 3 filxhanë çaji me copa brokoli
  • 1 pako makarona
  • Çerek filxhan çaji me miell të bardhë
  • 3 filxhanë çaji me qumësht me pak yndyrë
  • 2 lugë çaji me trumzë të freskët
  • 3 thelbinj hudhër të grirë hollë
  • 1 filxhan çaji me djathtë pice,
  • Gjysmë filxhan çaji me djathë parmixhan
  • Treçerek filxhani çaji me barishte qepësh
  • Një majë luge çaji me piper të zi
  • 2 feta buke të bardhë të thekur
  • 2 lugë çaji me gjalpë të shkrirë.

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 200 gradë.

Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr dhe kur të ketë marrë valë shtoni lulelakrën dhe brokolin bashkë me gjysmë luge çaji me kripë.

Ziejini pak dhe më pas hidhini në një enë.

Në ujin e valuar shtoni makaronat dhe gatuajini deri sa të jenë gjysmë të ziera.

Kullojini dhe lërini mënjanë.

Në një enë tjetër, përzieni miellin me qumështin, shtoni trumzën dhe hudhrën dhe gatuajini për 8 minuta në një temperaturë mesatare duke i përzier vazhdimisht.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni kripën, djathin, qepët dhe piperin e zi.

Përziejini makaronat me salcën, lulelakrën dhe brokolin dhe hidhini në një tepsi.

Në një misker fusni dy fetat e bukës deri sa të merrni një filxhan me thërrime të cilat duhet t’i përzieni me gjalpë e më pas t’i shtroni në sipërfaqe të makaronave.

Futeni tepsinë në furrë dhe piqeni për 20 minuta ose deri sa sipërfaqja e makaronave të ketë marrë një ngjyrë kafe të lehtë./AgroWeb.org