Mish Qingji me Domate të Pjekura – Receta e Thjeshtë me Shije të Mirë

1.3k 0

Përsa i përket mishit të kuq më të preferuarit në kuzhinën shqiptare janë padyshim dy, ai i viçit dhe i qingjit.

Janë dy produkte që gjenden shpesh të përgatitura në mënyra të ndryshme në çdo zonë.

Pjekja e mishit e sidmos atij të qingjit është një nga traditat më të hershme dhe të njohura të vendit tonë.

Shumë i pasur me vitamina B12 dhe proteina, mishi i freskët i qingjit është një nga kënaqësitë më të mëdha të gatimit për shijen që jep.

AgroWeb.org në këtë recetë ju sjell një përgatitje shumë të veçantë të këtij gatimit të qingjit.

Receta e mishit të pjekur me domate që përzien dy shije shumë të dashura për çdokënd.

Për të përgatitur këtë recetë ndiqni hap pas hapi udhëzimet e mëposhtëme.

Përbërësit

1.5 kg mish qingji

70gr vaj ulliri

4 thelpinj hudhër

2 -3 domate

rozmarinë

kripë

Përgatitja

Lani dhe pastroni mirë mishin e qengjit.

Më pas vendoseni në një enë të madhe duke i hedhur 3 lugë vaj ulliri.

Bëni gati një tavë pjekje dhe futeni mishin në furrë me nxehtësi të ulët 120-130 gradë për 40 minuta.

Kujdesuni që tava të ketë një kapak ose të jetë e mbuluar gjatë pjekjes.

Mund të përdorni edhe letër pjekjeje për të mbuluar atë, por sigurohuni që të jetë e izoluar plotësisht.

Kur mishi i qengjit të ketë arritur pjekjen për 20 minuta, hapeni furrën dhe spërkateni me kripë dhe më pas mbulojeni përsëri.

Pas përfundimit të kohës kontrolloni nëse mishi është zbutur, kur të jetë gati hiqeni nga furra.

Për pjesën e dytë të këtij gatimi, AgroWeb.org ju këshillon që pasi të keni nxjerrë mishin nga furra t’a gradoni atë në temperaturën 180-200 gradë.

Më pas, qëroni dhe prisni domatet në copa të vogla bashkë me thelpinjtë e hudhrave.

Lërini ato në një enë me dy lugë vaj ulliri derisa të jenë zbutur pak.

Në tavën ku po piqni mishin e qengjit vendosini sipër copat e domateve dhe të hudhrave.

Vendosini të piqen pa i mbuluar me kapak  për 30 -35 minuta dhe kontrollojeni herë pas here nëse është pjekur mishi.

Kur proçesi i pjekjes të ketë përfunduar lëreni mishin të ftohet pak, më pas shërbejeni duke i hedhur disa gjethe rozmarine sipër./AgroWeb.org