Si të Përgatisni Recetën Plot Shije – Më e Mira për Ditët e Ftohta

2.1k 0

Gjellërat janë pjatat më të mira e shije plota sidomos për stinën e dimrit.

AgroWeb.org përcjell më poshtë një recetë fantastike të përgatitjes së një gjelle dimërore me shije të mrekullueshme, ideale për ditët e ftohta.

Në Shqipëri, kjo recetë është përdorur prej dekadash nga amvisat shqiptare duke u shndërruar në një pjatë tipike edhe të kuzhinës sonë.

Kjo është një gjellë tipike dimërore ku ndër përbërësit e asaj spikasin mishi dhe perimet dimërore si patatja dhe karrotat.

Kjo pjatë është fantastike kur konsumohet e ngrohtë, ka një aromë fantastike që të ndjell shqisën e shijes dhe shoqërohet mjaft mirë me sallatat të freskëta të stinës, bukë të thekur apo byrekë të ndryshëm.

Receta që AgroWeb.org ju sjell më poshtë përgatitet krejt lehtë në shtëpi ndërsa shija e saj sigurisht që do të hapë oreksin e gjithë familjes.

Përgatitja e Gjellës Dimërore në Shtëpi 

Përbërësit 

(Përbërësit e kësaj recete janë të përshtatshëm për 4-5 persona)

500 gr tul mish viçi  

4 lugë vaj ulliri

1 kokërr qepë

Pjesa e bardhë e dy preshve

Një lugë gjelle salcë domate

4 kokrra mesatare patate

4 karrota

Një tufë majdanoz

Kripë

Piper

Përgatitja 

Pritet tuli i mishit në copa dhe skuqet.

Shtohet qepa e grirë në kubikë të vegjel dhe vijon të kaurdiset derisa të skuqen mirë.

Më pas i hidhet salca e domates, një gjethe dafine, kripë dhe ujë sa të mbulohet mishi.

Lihet në zjarr sa të marrë një valë.

Ndërkohë, përgatiten patatet, karrotat dhe preshi duke i prerë në kubikë jo shumë të vegjël i kaurdisim me pak vaj ulliri në një tigan e më pas i shtojmë në tenxheren kur po zien mishi.

Fillimisht shtojmë në tenxhere karrotat, pas disa minutash patatet e më pas preshin e prerë në rrathë 1 cm.

Gjella lihet në zjarr të ngadaltë derisa të ziejë dhe të mbetet jo shumë e lëngshme.

Në fund i hedhim sipër majdanoz të grirë dhe piperi të zi sipas dëshirës.

Serviret e ngrohtë dhe me bukë të thekur./AgroWeb.org