Receta e Mrekullueshme e Makaronave me Krem ​​Patëllxhani dhe Djathë Kaçkavall

1.6k 0

Çdo ditë kërkojmë receta të ndryshme, me shije unike, të thjeshta për t’u përgatitur dhe që nuk kërkojnë shumë kohë për tu përgatitur.

Një nga perimet që mund të përshtatet në shumë receta gatimit dhe të ruajë shijen e veçantë është pikërisht patëllxhani.

Patëllxhanët janë ndër më të përdorurit në gatime dhe jo pa qëllim. Shija e tyre kur janë të freskët është e mrekullueshme dhe janë plot vlera edhe për organizmin.

Por kur ato kombinohen me një nga ushqimet e preferuara të të gjithëve, siç janë makaronat, ato sjellin në tryezë një kënaqësi të veçantë. Duke e shëndrruar këtë recetë në të preferuarën e tuaj.

AgroWeb.org ju fton të ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes së kësaj recete fantastike.

Përbërësit

  • 400 gr makarona
  • 3 patëllxhanë
  • 200 g mish të grirë ose salsiçe
  • Borzilok
  • 100 g djathë kaçkavall
  • Piper
  • Koncentrat domateje
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Filloni duke larë mirë patëllxhanët. Më pas pritini përgjysmë dhe në qendër krijoni disa çarje të vogla horizontale.

Vendosnini në një tavë të shtruar me letër pjekje të spërkatur me vaj ulliri, duke i kthyer nga ana e brendshme.

Piqini në 180 gradë për 30 minuta.

Pas pjekjes, me ndihmën e një luge hiqni tulin e tyre duke lënë vetëm lëkurën.

Tulin trasferojeni në një enë, bashkë me disa gjethe të freskëta borziloku, kripë dhe vaj për shije. Përpunojini përbërësit me një mikser elektrik dore dhe lëreni mënjanë.

Prisni në copa të vogla dhe skuqni salsiçen me pak vaj.

Më pas shkrini pak gjalpë në një tigan dhe shtoni aty makaronat e ziera bashkë me pastën e domates.

Hidhni pak nga uji që ziet makaronat, rreth 20-30ml dhe skuqini në tigan për disa minuta.

Më pas shtoni edhe kremin e patëllxhanit, djathin e grirë kaçkavall dhe sallamin.

Gatuajeni sa djathi të shkrijë dhe në fund shërbejeni duke e zbukuruar me pak borzilok dhe me disa nga copat e mbetura të lëkurës së patëllxhanëve të prera imët./AgroWeb.org