Si të Përgatisni Recetën e Lehtë me Bamje dhe Mish Pule

2.6k 0

Bamjet janë ndër perimet më fantastike, të pasura në vlera ushqyese dhe që të kënaqin nepsin dhe oreksin me shijen e tyre fantastike në çdo gatim e recetë.

Të përgatitura në gjellë e tava të ndryshme, bamjet mbeten padyshim një ndër gatimet më të preferuara të shqiptarëve.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së bamjeve me mish pule, një gatim fantastik që padyshim do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Përgatitja e Recetës Së Pulës me Bamje

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

  • Një pulë e freskët
  • 1 kg bamje
  • 2 speca jeshilë
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 kokrra mesatare qepë
  • 4-5 kokrra mesatare domate
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz
  • 2-3 filxhanë kafeje uthull

Përgatitja

Pulën pasi e keni pastruar, priteni në copa, krahët, kofshët dhe gjoksin në dy pjesë.

Në një tenxhere hidhni gjysmën e vajit të ullirit dhe hidhni qepën e prerë në kubik të vegjël.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni dhe copat e mishit të pulës, duke hedhur pak kripë, piper dhe kaurdisini.

Në një tas vendosni bamjet e qëruara dhe mbulojini me ujë, aty shtoni uthullën dhe lërini për 10 minuta. (Në rastin kur janë të ngrira ky proces është bërë nga amvisat para se t’i ngrijnë)

Pasi kullohen hidhini në tenxhere ku është mishi me qepën.

Shtoni vajin e mbetur dhe specin e prerë në copëza të vogla dhe kalojini në një skuqje të lehtë.

Ndërkohë AgroWeb.org ju udhëzon të vijoni me përgatitjen e salcës së domateve, mund të bëhet me rende, ose në grirësen e frutave dhe perimeve.

Salcën shtojeni tek pula dhe bamjet, hidhni dhe kripë e piper, dhe në fund shtoni edhe majdanozin e grirë.

Lëreni në zjarr jo shumë të lartë, derisa uji i domates të ketë avulluar.

Ky gatim special shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të freskëta të stinës, salcë kosi por edhe turshi të ndryshme nga zahiretë e shijshme të amvisave shqiptare./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.