Si t’i Bëni Krokante e të Shëndetshme Patatet e Skuqura – Një Sekret nga Shefat

2.2k 0

Çfarë i karakterizon patatet është pikërisht shija që marrin pas pjekjes.

Ato bëhen më krokante e të shijshme pas gatimit duke e kthyer përgatitjen e tyre në një mjeshtëri më vete.

Në mënyrë që të mos gaboni kurrë në këtë përgatitje, në kemi pyetur për sekretin e patateve krokante ekpertët e kuzhinës.

Gjithë çfarë duhet të dini qëndron tek një përbërës i veçantë që me siguri e keni në shtëpi.

Mësoni receten e plotë të patateve krokante e plot shije sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 1 kg patate
  • 25 gr bukë e thekur e grirë
  • 1 thelbi hudhër
  • Piper i zi
  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Rozmarinë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të lani patatet dhe t’i prisni në katër copa të vogla ose në kubikë.

Më pas duhet t’i vini të ziejnë derisa të zbuten plotësisht.

Kullojini dhe vendosini në një enë duke i lënë të ftohen paksa e duke ju hequr me dorë një nga një lëkurën.

Është e rëndësishme që patatet të ftohen plotësisht në mënyrë që të mos prishen më tej gjatë përgatitjes.

Vendosni një tigan mesatar në zjarr, lyejeni me vaj ulliri dhe shtoni hudhrën të skuqet për disa moment.

Më pas shtoni patatet, përhapni në tigan dhe spërkasni mbi to të gjithë bukën e thekur të grirë.

Në fund spërkatini me pak kripë, piper të zi dhe rozmarinë duke i përzier me kujdes në mënyrë që të mos ju prishet forma.

Lërini të skuqen në zjarr të lartë për 5 minuta, derisa patatet të marrin ngjyrë të artë e të kthehen në krokante.

Kur të jenë gati, vendosini në një pjatë dhe shërbejini në tryezë krahas gatimeve të tjera të mishit, peshkur, sallatave apo me salca të ndryshme./AgroWeb.org