Supë me Mish të Grirë, Perime dhe Kos – Shëndet dhe Shije

2.2k 0

Supa gjithmonë është një nga pjatat që të ngroh e rigjallëron trupin.

Gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit temperaturat ulen dhe organizmit i duhet pak ndihmë që të mbrohet nga i ftohti.

Ndaj supat janë zgjidhja më e thjeshtë dhe e shijshme për këtë problem.

AgroWeb.org ju sugjeron që të provoni recetën plot vlera të supës me perime, kos dhe mish të grirë.

Në një pjatë të vetme ju do të merrni proteina, probiotik de vitamina e plot minerale.

Kjo supë ka për t’i pëlqyer të gjithë familjarëve pasi është e plotë dhe pak më e trashë se supat e zakonshme.

Ndiqni këshillat që AgroWeb.org ka shkruar mëposhtë dhe provojeni që sot shijen e saj të mrekullueshme.

Përbërësit:

  • 200 gr mish të grirë
  • 1 qepë
  • 1 kungull
  • 1 karrotë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1 gotë kos
  • 1 vezë
  • majdanoz
  • nenexhik
  • kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Qepën të grirë imët e kaurdisim me 1 lugë gjelle gjalp, dhe mishin e grirë dhe e kaurdisim deri sa të zverdhet.

Shtojmë erzat, kripë, karrotë, kungull në kubikë të vegjël, 1 litër ujë dhe e lëmë të ziejë për 10-15 minuta.

Ndërkohë në një tas rrahim vezën, pak miell, si dhe kosin I përziejmë deri sa të na bëhët një masë kremoze.

Shtojmë një gotë ujë të ftohtë tek supa shtojmë kosin me vezë dhe lëmë deri sat ë marrë një valë duke e përzjerë lehtë ngadalë.

Në fund shkrijmë pak gjalp, 1 lugë kafe piper të kuq. Servirim supën duke shtuar në fund 1 lugë gjelle gjalpë./AgroWeb.org