Trahanik – Receta Maqedonase me Jufka dhe Trahana

2k 0

Trahaniku është një pjatë që në Maqedonë lindore përgatitet duke përdorur trahana dhe jufka.

Kur moti është shumë i ftohtë, kjo recetë është perfekte sepse jo vetëm që të ngop nepsin por të ngroh edhe shpirtin.

Edhe pse jufkat mund të blihen të gatshme, kur përgatiten vetë kanë një shije të pazëvendësueshme.

Megjithatë është në dorën tuaj se si do t’i përdorni në këtë recetë.

Interesante është se kjo recetë mund të përgatitet në 2 versione të ndryshme.

Njëra nga recetat përfshin vetëm jufkat, ujin, kripën dhe vajin.

Ndërsa receta e pasuruar përfshin më tepër përbërës të tillë si: djathi i bardhë, gjiza dhe vezët.

AgroWeb.org ju sugjeron të provoni t’a përgatisni vetë këtë pjatë duke ndjekur recetën si më poshtë.

Përbërësit:

  • rreth 300 g jufka
  • 150 gr trahana
  • 5 lugë gjelle djathë i bardhë i grimcuar
  • 5 lugë gjelle gjizë
  • 2 vezë
  • vaj dhe ujë sipas nevojës (mund të përfshihet edhe qumështi)

Përgatitja:

Filloni këtë recetë duke lyer me vaj një tavë dhe më pas duke shtruar në të jufkat.

Pas kësaj shtoni edhe gjysmën sasisë së trahanasë dhe spërkateni me vaj dhe pak kripë.

Shtroni përsëri një shtresë me jufkat e gatshme ose të bëra vetë.

Spërkasini sërish trahana dhe pak vaj e kripë.

Në fund shtroni edhe pjesën tjetër të mbetur të jufkave dhe spërkatni me vaj.

Futeni tavën në furrë dhe lëreni të piqet në 200 gradë C derisa shtresa e sipërme të piqet pak.

Pasi të jetë gati, hiqeni tepsinë nga furra dhe shtoni sipër djathin e bardhë dhe gjizën.

Hidhni ujë rreth 2/3 e lartësisë së tavës dhe shtoni qumësht për të mbuluar tërësisht jufkat.

Kthejeni në tavën sërisht furrë dhe lëreni derisa të piqet dhe të mbarojë lëngu.

Në këtë moment nxirreni nga furra dhe hidhni sipër përzierjen e vezëve dhe djathit.

Kthejeni sërisht në furrë që të piqet dhe lëreni derisa të marrë një ngjyrë të artë fine./AgroWeb.org