Buka e Zezë me Drithëra të Plota – Zbuloni Pasuritë për Shëndetin

3.6k 0

Buka me 100 përqind drithëra të plota e të papërpunuar është më e shëndetshmja për njeriun.

Ajo dallon ndjeshëm nga të gjitha llojet e bukëve të tjera që gjenden në treg.

Bukët e tjera gatuhen me drithëra të përpunuara,  të cilave u mungon shtresa e jashtme.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, krundet janë tepër të ushqyeshme për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrës.

Drithi i plotë përmban krundet, embrionin dhe vlerat që gjenden brenda farës.

Drithërat e përpunuar nuk përmbajnë as embrionin as krundet dhe ushqyesit humbasin gjatë përpunimit.

Pasuria Ushqimore

Buka e zezë siç njihet ndryshe buka me drithëra të plota përmban niacinë, thiaminë, riboflavin, folat, vitaminë K, vitaminë E, acid pantotenik, karbohidrate, magnez dhe fibër.

Më Pak Kalori

Buka e zezë përmban pak kalori dhe ngrënia e saj ju ndihmon të mbani një peshë ideale trupore.

Indeksi i Glicemisë

Informacionet e AgroWeb.org tregojnë se indeksi i glicemisë tek buka e zezë është i ulët.

Kjo do të thotë që kjo bukë nuk shkakton rritjen e menjëhershme të nivelit të sheqerit në gjak.

Kësisoj rreziku i shfaqjes së diabetit do të jetë i pakët.

Tretje Më E Mirë

Buka e zezë tretet më mirë sepse përmban fibër.

Kjo e fundit lehtëson lëvizjen e ushqimeve në sistemin tretës.

Kolesteroli

Buka e zezë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Drithërat e plota ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq.

Mbipesha

Nëse konsumoni bukë të zezë rregullisht, rreziku i mbipeshës do të ulet me 40 %.

Megjithatë, kjo është në varësi edhe të faktorëve të tjerë.

Tensioni i Gjakut

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, drithërat e plota ulin tensionin e gjakut, trigliceridet, nivelin e insulinës dhe kolesterolin në gjak.

Drithërat e plota të zgjasin jetën.

Kjo dhe të gjitha vlerat e lartpërmendura e bëjnë bukën e zezë e më drithëra të plota shumë herë më të shëndetshme se buka e bardhë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.