Cilat Janë Ushqimet që Konsumojnë Njerëzit Jetëgjatë

4.2k 0

Ushqimet e shpejta që mund të mbushin përditshmërinë tuaj mund të jenë mjaft të shijshme, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se si ndikojnë ato në jetëgjatësinë tuaj?

Sa më të përpunuara, apo përbërës të shtuar ato të kenë aq më problematike janë për shëndetin.

Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët të cilët japin një listë me ushqime të kundërta që ato që përmendëm më lart.

Kjo listë ushqimesh është frymëzuar nga vendet me jetëgjatësitë më të mëdha në botë.

Që janë ishulli i Sardenjës në Itali, Okinava në Japoni, Ikaria në Greqi, Nikoja në Kosta Rika dhe Loma Linda në Kaliforni.

Në të gjitha këto rajone që përmendëm më sipër sipas Blue Zones, website për matjen e popullsisë, kanë jetuar përqindje më të mëdha se vendet e tjera me njerëz deri në 100 vjeç.

Shumë ekspertë e një nga mënyrat për të mësuar më shumë rreth ushqimeve më të shpeshta që njerëzit në këto rajone përdorin.

Avokadot

Në Loma Linda Kaliforni, që është një nga vendet e përfshira në këtë grup dhe njihet për konsumin e madh të avokadove.

Avokadot kanë shumë vlera për organizmin, ato ulin kolesterolin me 30% dhe kanë më shumë kalium se bananet.

Ato janë një ushqim shumë i mirë edhe për diabetikët e tipit 2 pasi ndihmojnë në mbajtjen e peshës së duhur.

Fasule

Fasulet janë të pasura me fibra dhe ushqyes të cilët luftojnë një sërë sëmundjesh.

Përshembull fasulet e zeza janë pjesë e dietës së banorëve të Ikarias në Greqi dhe sipas ekspertëve kanë veti kundër diabetit, sëmundjeve kancerogjene dhe mbajnë zemrën të shëndetshme.

Ato përmbajnë gjithashtu shumë fibra dhe antioksidantë të cilët ndihmojnë me ndërtimin e një trupi të shëndetshëm.

Komuniteti i Nikojas në Kosta Rika është gjithashtu një kosnumues i madh i këtyre bishtajorëve.

Patatet

Patetate e bardha konsumohen në Greqi ndërsa ato të kuqet apo të ëmblat janë njëushqim i preferuar në Japoni.

Patatet e ëmbla përmbajnë fitokimikate të cilat parandalojnë sëmundjet.

Ato janë të pasura me vitamina A, B6, C kalium dhe fibër e për këto arsye ekspertët i listojnë si një nga arsyet e jetëgjatësisë së këtyre banorëve.

Vaji i ullirit

Mesdheu është një nga prodhuesit dhe përdoruesit më të mëdhenj të vajit të ullirit.

Një vlerë e vërtetë që pasuron jo vetëm shijen e recetave, por ju bën më të shëndetshëm.

Përshembull vaji i ullirit ju ndihmon të humbisni në peshë, të ulni presionin e gjakut dhe të luftoni sëmundjet inflamatore.

Salmoni

Salmoni është peshku më i pasur me omega-3 dhe një nga ushqimet e preferuara në Loma Linda, Kaliforni.

Acidet yndyrore që ky lloj peshku përmban ndihmojnë në forcimin e zemrës dhe të gjithë sistemit kardiovaskular.

Buka me brumë të ardhur

Në Sardenja njerëzit konsumojnë shumë bukë me brumë të ardhur ose me maja.

Sipas National Geographic, njerëzit ne Sardenja e përgatisni bukën e tyre me burmë të ardhur pra me pak sheqer i cili kthehet në acid laktik që ndihmon me presionin e lartë të gjakut.

Domatet

Domatet përmbajnë liktopene dhe në Sardenja të Italisë janë një ushqim mjaft i preferuar.

Ato përmbajnë antioksidantë, ulin presionin e gjakut, kanë veti inflamatore dhe ndihmojnë shëndetin e zemrës.

Vera

Sipas të dhënave shumë njerëz nga grupi i vendeve me jetëgjatësinë më të lartë, konsumojnë verë.

Shumë prej njerëzve në këto rajone konsumojnë deri në 2 gota verë në ditë.

Studime të tjera gjithashtu mbështesin faktin se vera e kuqe është një vlerë e shtuar për shëndetin e zemrës pasi përmban antioksidantë dhe polifenole. /AgroWeb.org