Sallata Plot Ngjyra dhe Vlera – Kombinimi me Shijen më të Mirë

1.4k 0

Domatet janë një ndër dhuratat më bujare të natyrës. Ato përmbajnë antioksidantë të fuqishëm siç është likopeni.

Ky i fundit e mbron zemrën nga sëmundjet dhe organizmin nga kanceri.

Domatet janë gjithashtu të pasura me vitaminë C, kalium, folat dhe vitaminë K.

Ato janë pjesë e pandashme e një regjimi ushqimor Mesdhetar që njihet për efikasitetin e tij në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut.

Ushqime të tilla si domatja, borziloku, vaji ekstra i virgjër i ullirit janë idealë në parandalimin e rrezikut të atakut në zemër, ishemisë apo problemeve të tjera kardiovaskulare.

Borziloku nga ana tjetër është i larmishëm në vlera dhe përfitime.

Ai është i pasur me antioksidantë dhe si rrjedhojë shërben si ushqim i domosdoshëm kundër inflamacionit.

Borzikolu është efikas në parandalimin e rritjes së qelizave kancerogjene, por edhe viruseve, infeksioneve dhe baktereve.

Ai përdoret dhe rekomandohet edhe kundër stresit dhe depresionit.

Borziloku është i pasur me vitaminën K që është e rëndësishme për koagulimin e gjakut.

Kjo barishte e njohur si Mbretëresha e Barishteve përmban edhe minerale si hekur, kalçiumi, manganic, magnezi, vitamina C dhe kalium.

Gjethet e freskëta të borzilokut përdoren kundër broshitit, malarjes, të vjellave, ekzemës, ulçerës në stomak e të tjerë.

Më poshtë do të mësoni për kombinimin e domates dhe borzilokut në një sallatë të shijshme dhe plot vlera.

Sallata Me Domate dhe Borzilok

Përbërësit:

  • 2-4 domate
  • 1 filxhan me gjethe të freskëta borziloku
  • 1 thelpi hudhër të grirë hollë
  • Uthull balsamike
  • Val ulliri ekstra të virgjër
  • Kripë dhe piper të freskët.

Përgatitja:

Ndajini domatet në copa të vogla dhe hidhini në pjatën e sallatës.

Në një tas qelqi, hidhni gjethet e borzilokut, hudhrën, uthullën balsamike dhe vajin e ullirit.

Shtoni kripë dhe piper dhe më pas hidheni në pjatë.

Kjo sallatë mund të serviret edhe me djathë Mocarella dhe kështu merr emrin e Sallatës Kapreze.

Kjo e fundit ndryshon nga sallata e thjeshtë me domate dhe borzilok sepse nuk kërkon uthull balsamike.

Për një shije më verore, këtë sallatë mund ta pasuroni edhe me kastravecë, rukola dhe qepë të kuqe. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.