Biskota me Arra dhe Mjaltë – Të Ëmbla dhe të Shëndetshme

7.3k 0

Shija e mirë e mjaltit Shqiptar nuk ka të mbaruar dhe po kështu duhet të jenë edhe përdorimet e tij gjatë përditshmërisë.

Shumë i dashur dhe i ëmbël, ka gjetur vërtetë përdorime nga më të ndryshmet në kuzhinë e në shumë receta.

Një ndër to, shumë të shëndetshme e të shijshme AgroWeb.org, jua servir në shkrimin e sotëm të biskotave të shijshme me mjaltë.

Kjo recetë është nga më të vjetrat dhe të përdorurat e traditës që sjell shije në çdo trevë të vendit tonë.

Mësoni më poshtë se si përgatitet fare lehtë për të mbyllur vaktet tuaja plot ëmbëlsi.

Përbërësit

  • 180 gr miell
  • 100 gr mjaltë
  • 100 gr arra
  • 1 vezë
  • 50 gr gjalpë
  • 50 ml qumësht

Përgatitja

Për të nisur këtë recetë AgroWeb.org ju sugjeron të zgjidh një një enë të thellë.

Në të hidhni qumështin, sodën e bukës dhe të përzieni mirë derisa soda të shkrijë.

Në një tjetër enë veçmas, rrihni vezën mirë dhe shtojeni tek qumështi duke e përzier sërish.

Më pas filloni të shkrini gjalpin në një tigan në zjarr mesatar dhe po ashtu hidhjani qumështit, kur të jetë plotësisht i lëngshëm.

Zgjidhni mjaltin tuaj të preferuar dhe shtojeni tek ena ku hodhët të gjithë përbërësit e tjerë, duke përzier vazhdimisht.

Në fund hidhni pak nga pak edhe miellin, bashkë me arrat e thërrmuara dhe përziejeni me lëvizje rrethore, derisa të formohet brumi i biskotave.

Kur brumi të trashet mjaftueshëm, kalojeni atë në një tavolinë pune dhe punojeni me duar.

Teksa bëni këtë ndani një nga një kuleçë të vegjël brumi në madhësinë e një biskote.

Bëjini ata në toptha të vegjël rrumbullakë dhe në fund shtypini pak me duar.

Ruani një sasi arrash për në fund dhe kur të gjithë biskotat të jenë gati, vendosini nga një thelbi arre në mes të tyre.

Përzgjidhni tavën e pjekjes të lyer me pak gjalpë dhe vendosni biskotat tuaja një nga një të larguara pak nga njëra tjetra, në mënyrë që të mos ngjiten.

Futini në furrë të parangrohur dhe piqini në temperaturën 180 gradë C për 15-20 minuta.

Kur të keni marrë pamje të artë në sipërfaqe, nxirri nga furra dhe lërini të ftohen në temperaturë ambienti.

Më pas mund t’i shërbeni sipas dëshirës, duke i shoqëruar me pak mjaltë të shtuar sipër apo thjesht ashtu siç i përgatitët./AgroWeb.org