Mish me Qepë të Njoma për një Vakt të Shijshëm Dreke

1.8k 0

Recetat e kuzhinës shqiptare në përgatitjen e supave dhe gjellrave janë të pafundme.

Një larmi gatimesh speciale që të kënaqin me shijen e tyre e të ngopin oreksin gjithashtu.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë recetën fantastike të përgatitjes së mishit me qepë të njoma.

Qepët e njoma nuk duhet të mungojnë në tryezë, sidomos kur ato janë të stinës. Pranvera është stina e përsosur për të përdorur këto perime, pasi tregu është i bollshëm me to dhe gjenden me çmimet e tyre më të lira.

Një recetë ideale për një vakt të shijshëm dreke, e cila me patjetër do të mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Kjo gjellë me shije të mrekullueshme shoqërohet në mënyrë fantastike me sallata të ndryshme, sidomos me perime të pjekura apo të ziera por edhe sallata të freskëta githashtu.

Por kjo pjatë shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer edhe me të tjera gatime tradicionale siç janë byrekët apo edhe pitet, buka e thekur si dhe zahiretë e përgatitura nga nënat shqiptare.

Përgatitja e Mishit me Qepë të Njoma

Përbërësit

  •  500 gr mish
  • 1.5 kg qepë të njoma
  • 4-5 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 kokërr qepë e thatë
  • 3 kokrra domate ose një lugë gjelle salcë domateje
  • Kripë
  • Piper
  • Majdanoz
  • Koper

Përgatitja

Mishi i prerë në copa skuqet në vaj ulliri nga të dyja anët.

Më pas i shtohen domatet e grira ose salca e domateve.

Kaurdisen për 5 minuta dhe më pas u hidhet ujë derisa të mbulohet mishi.

Hidhet kripë, piper dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë.

Në mes të zierjes i shtohen qepët e njoma të prera pasi janë fërguar pak në një tigan por pa u skuqur.

Shtohet majdanoz dhe kopër dhe masa lihet në zjarr të ngadalshëm që të ziejë derisa të jetë gati.

Gjatë zierjes së mishit, sipas dëshirës mund të shtohet pak spec i kuq djegës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.