Bodenik – Receta e Pites me Mish dhe Djathë

502 0

Vendet e Ballkanit kanë një mjeshtëri të veçantë në gatimin e produkteve të brumit, siç është byreku, pitja apo byreçkat.

Tradita dhe fantazia e amvisave në kuzhinë ofrojnë gatime të shijshme për të lëpirë gishtat.

I tillë është rasti i këtij byreku me peta dhe me copa të mishit të derrit e djathit të bardhë.

Pite Maqedonase Me Mish Derri Dhe Djathë

Ju ftojmë ta lexoni, ta provoni e më pas të na shkruani për eksperiencën.

Përbërësit:

  • 500-600 gramë miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 40 gramë maja të freskët
  • 2-3 lugë çaji vaj
  • 300 ml ujë të ngrohtë (sipas nevojës)
  • Gjalpë të shkrirë
  • Rreth 200 g djathë të bardhë në thërrime të vogla
  • Rreth 300 g mish derri të prerë në copa dhe të marinuara me kripë, piper, spec të kuq pluhur dhe vaj.

Përgatitja:

Në enën ku do të punoni brumin hidhni 250 ml ujë, 1 lugë çaji sheqer dhe farën e bukës.

Kur ajo të tretet, shtoni në mënyrë graduale miellin, kripën, pak vaj, 500-600 gramë të miellit dhe 300 ml ujë.

Punojeni brumin deri sa të mos ngjitet më në duar dhe ndajeni në 6 toptha.

Ndizeni furrën në 200 gradë dhe vazhdoni me përgatitjen e brumit.

Shtypeni secilin prej tyre dhe jepuni petëve formën rrumbullake të përshtatshme për tepsinë e pjekjes.

Vendoseni petën e parë në tepsi, lyejeni me pak gjalpë, shtoni thërrimet e djathit dhe më pas petën e dytë, sërish djathë e gjalpë e kështu me rradhë deri sa të arrini tek peta e fundit.

Këtë të fundit duhet ta prini në katrorë dhe ta lini të ngrihet në volum për rreth një orë.

Më pas vendoseni në tepsi dhe në pjesët e prera vendosni copat e mishit duke i ngjeshur lehtë e duke i lyer me pak yndyrë.

Në 15 minutat e para, tava duhet pjekur në 200 gradë.

Më pas uleni temperaturën në 180 gradë dhe prisni deri sa byreku dhe mishi të jenë plotësisht të pjekur. /AgroWeb.org