Siç edhe mund ta dini cironkat janë peshqit e vegjël e të hijshëm që shpesh mund t’i keni provuar të skuqur në vaj.

Shija e tyre mund të përshkruhet vetëm me një fjalë “kronkante”.

Në këtë recetë do të përzieni shijen e ëmbël të portokallit dhe atë të limonit.

Mësoni mënyrën e saktë të përgatitjes së saj dhe shijojeni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit

800 gr cironka

4-5 lugë vaj ulliri

1 limon

12 ullinj jeshilë pa farë

100 ml verë e bardhë ose uthull

3 lugë gjelle bukë e thërmuar

1 portokall

Kripë

Piper

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e cironkave të furrës si fillim duhet t’i pastroni e t’i lani mirë ato.

Hiqini kokën, luspat dhe të brendëshmet e më pas shplajini me ujë të bollshëm.

Thajini mirë, vendosini në një tavë dhe shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri, bëni kujdes që peshqit t’i vendosni në formë rrethore pranë njëri tjetrin në formën e rrezeve të diellit.

Në secilën prej tyre shtoni pak kripë dhe piper të zi ndërkohë shtrojeni edhe me feta të holla limoni.

Sipër shtoni edhe ullinjtë pa bërthamë të cilët mund t’i lini të plotë ose t’i prisni përgjysmë.

Spërkatëni sërish me vaj tavën dhe bëni një shtresë të dytë me cironka në formën e diellit sërish siç vepruat më sipër.

Mbi to vendosni ullinjtë që kanë tepruar, shtoni verën pak djathë kaçkavall të grirë, hidhni vajin e mbetur dhe futeni në furrë.

Piqeni në furrë të ngrohtë në temperaturën 180 gradë për 10-15 minuta, e më pas nxirreni.

Spërkateni tavën me lëng portokalli dhe futeni të piqet edhe për 15 minuta të tjera derisa të bëhen krokante.

Shërbejini të ngrohta duke i ndarë në racione të vogla sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org