Gjalpë Me Hudhra – Një Recetë E Thjeshtë Dhe Shumë E Shëndetshme

416 0

Hudhra i shton çdo pjate një shije të veçantë, pak djegëse dhe një aromë perfekte.

Përveç shijes hudhra është e famshme për vlerat e saj të pazëvendësueshme për shëndetin.

Hudhra është një nga antibiotikët natyralë më të fuqishëm që na ka dhuruar nëna Natyrë.

Përdorimet e saj janë të panumërta. Ajo është e mirë kundër infeksioneve por edhe për uljen e tensionit të gjakut apo kolesterolit.

Nëse jeni ndër ata njerëz që e preferoni konsumin e hudhrës, atëherë kjo recetë është për ju.

Hudhrat janë ato që i japin lezetin kuzhinës.

Dhe duke qenë se janë një vlerë e vërtetë për organizmin, mundohuni që herë pas here t’i bëni pjesë të vakteve tuaja.

Kjo recetë sjell një përbërje të shijshme, që shkon në mënyrë perfekte me çdo vakt, por mbi të gjitha shumë e lehtë për tu përgatitur.

Ju mund ta shoqëroni këtë përbërje me një copë bukë, ose mund ta shërbeni në sasi të vogla në pjatën kryesore. Gjalpi me hudhra, shkon gjithashtu me mishin ose peshkun, zgjedhja është tërësisht e juaja.

AgroWeb.org ju fton të njiheni më poshtë me recetën e thjeshtë të gjalpit me hudhra dhe pse jo, të provoni ta përgatisni vetë në shtëpi.

Përbërësit:

150 g gjalpë i shkrirë

1 kokërr e gjysmë hudhër e qëruar

3 lugë djathë kaçkavall

1 lugë gjelle salcë kosi

pak kripë

majdanoz i tharë sipas dëshirës

Përgatitja:

Për të përgatitur recetën e gjalpit me hudhra fillimisht përgatisni përbërësit.

Filloni me qërimin e hudhrave dhe me shkrirjen e gjalpit.

Pas kësaj, vendosini të gjithë përbërësit së bashku në një mikser dhe i përpunoni derisa ato të bashkohen mirë me njëri-tjetrin.

Në këtë menyrë do të përftoni gjalpin me hudhra.

Vendoseni gjalpin e përftuar në një kavanoz dhe ruajeni në frigorifer./AgroWeb.org