Kek me Amareta – I lehtë në Përgatitje dhe i Përkryer në Shije

382 0

Siç kemi theksuar edhe në nisje të këtij artikulli, do të shpjegojmë një nga recetat më të lehta e të shijshme të ëmbëlsirave.

Keku me amareta ndonëse mund t’ju duket si një risi,me siguri do ju ndjellë edhe një ndjenjë nostaligje nga aroma e pangatërrueshme e amaretave.

Në recetën e sotëme ju këshillojmë që të provoni pikërisht këtë, bashkimin mes brumit të butë të kekut me krokanten plot shije të amaretave tradicionale.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj delikatese të ëmbël në pak hapa.

Përbërësit

200 gr miell 00

200 ml qumësht bajamesh

150 gr sheqer

100 gr gjalp pa kripë

80 gr amareta

50 gr niseshte

5 vezë

8 gr fryrës për ëmbëlsira

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të gjithë përbërësit të jenë në temperaturë ambienti.

Në dy enë të veçanta ndani të bardhat e të verdhat e vezëve, duke i përzier me një rrahës elektrik të bardhat derisa të formohet shkuma e bardhë e homogjene.

Në një tjetër enë sitni lehtë miellin, niseshtenë dhe fyrësin për ëmbëlsira duke i përzier me një lugë.

Në një tjetër enë shtoni gjalpin bashkë me sheqerin dhe përzieni me rrahës elektrik derisa sheqeri të shkrijë e të formohet një masë kremoze.

Duke përzier shtoni të verdhat e vezëve një nga një e më pas pak qumësht, pak nga mielli që përgatitët më parë, sërish pak qumësht e në fund pjesën tjetër të mbëtur të miellit.

Vazhdoni gjithnjë me përzierjen, në mënyrë që të mos formohen kokrra dhe e gjitha masa të jetë kremoze.

Më pas shtypni me duar të gjithë amaretat derisa të keni krijuar thërrime të vogla.

Shtojini tek ena ku përgatitët brumin dhe përzieni me anë të një spatule nga poshtë lart.

Në fund shtoni të bardhën e vezës së rrahur që përgatituët në fillim përzieni mirë derisa të përthithet nga brumi.

Të gjithë masën hidheni në një tavë rrethore 24 cm të lyer me gjalpë dhe futeni të piqet për 35 minuta në temperaturën 180 – 200 gradë.

Sapo keku juaj të jetë pjekur, nxirreni nga furra dhe vendoseni me kujdes kokëposhtë në një pjatë.

Lëreni të ftohet për disa moment dhe spërkatini sipër pak sheqer pluhur dhe shtoni disa amaerta për dekor.

Këtë kek mund ta ruani të mbyllur në frigorifer për 4-5 ditë./AgroWeb.org