Kungull i Pjekur Në Furrë Me Hudhër e Majdanoz

3.9k 0

Dimri mund të jetë në grahmat e fundit e megjithatë kjo nuk do të thotë se perimet e tij nuk mund të shijohen edhe në këtë periudhë.

I tillë është rasti i kungullit të verdhë i cili është shumë i shijshëm dhe i pasur në vlera.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni se si të piqni në furrë kungullin e pasuruar me hudhër e majdanoz.

Përbërësit:

2.5 kilogramë kungull të qëruar, pastruar nga farat dhe të prerë në copa,

2 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër,

1 lugë e gjysmë çaji me kripë,

Treçerek luge çaji me piper të zi pluhur,

3 thelbinj hudhër të grirë hollë,

2 lugë gjelle me majdanoz të grirë.

Përgatitja:

Ndizeni furrën në 200 °C.

Merrni një tepsi dhe sipërfaqen e saj shtrojeni me letër pjekjeje.

Vendosni copat e kungullit dhe spërkateni me të paktën 4 lugë çaji me vaj ulliri, kripë dhe piper.

Futeni tepsinë në furrë dhe piqini kungujt deri sa të marrin ngjyrë kafe për rreth 30-45 minuta.

Më pas, vendosni një tigan në zjarr dhe hidhni 2 lugë çaji me vaj ulliri.

Shtoni hudhrën dhe kavërdisni deri sa të lëshojë amorën karakteristike por jo të nxihet.

Kjo kavërdisje kërkon të paktën 30 sekonda deri në një minutë në temperaturë mesatare.

Më pas yndyrën hidheni sipër kungullit të pjekur, shtoni majdanozin dhe erëzat e tjera të preferuara dhe servireni sipas dëshirës.

5 Arsye Përse Duhet Të Hani Kungull

Zemra 

Fibra, potasiumi dhe vitamina C, që ndodhen tek kungulli e mbështesin shëndetin e zemrës.

Kungulli përmban edhe kalium që ul rrezikun e atakut në zemër, mbron kundër humbjes së masës muskulare, ruajtjen e densitetit të kockës dhe në parandalimin e gurëve në veshka.

Beta-Karoten

Një nga tipet e kancerit, ku studimet kanë treguar për ndikimin e madh që ka një dietë e pasur me beta-karoten është kanceri në prostat. Beta-karoten lidhet gjithashtu me uljen e zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë.

Shëndeti i Syrit

Antioksidantët vitamina C, vitamina E dhe beta-karoteni (të cilat gjenden të gjitha tek kungulli) kanë treguar se ndihmojnë në shëndetin e syrit dhe ndalojnë dëmtimet e mëtejshme të pamjes.

Imuniteti

Ushqimet bimore si kungulli që janë të pasura me vitaminë C dhe beta-karoten ndihmojnë për të shpejtuar metabolizmin, për shkak dhe të kombinimit të tyre me ushqyes të fuqishëm.

Gjumë më i mirë

Farat e kungullit janë të pasura me triptofan, amino acidi që ndihmon në gjendjen e gjumit.

Triptofani është gjithashtu përgjegjës për të ndihmuar trupin të prodhojë serotinë, që na ndihmon të ndjehemi më mirë dhe më të relaksuar. /AgroWeb.org