Lazanjë Me Lakër Të Bardhë – Një Recetë e Lehtë

415 0

Lakra është një nga ato zarzavate që mund të përdoret në kuzhinë në shumë mënyra.

Ndaj edhe AgroWeb.org sjell sot për ju një recetë fantastike në shije, e mbi të gjitha krejt të shëndetshme dhe të pasur me vlera ushqyese.

Këtë herë fletët e lakrës, mbushja me proshutë dhe përbërësit e tjerë, i ngjasojnë përgatitjes së lazanjës.

Kjo është një pjatë shumë e lehtë për t’u përgatitur dhe gjithashtu shumë e shijshme, ndaj mos hezitoni të provoni edhe ju vetë ta përgatisni në shtëpinë tuaj.

Përbërësit

12 gjethe lakre

200 g proshutë e pjekur

300 g djathë mocarela

100 g djathë kaçkavall i grirë

therrime buke

vaj ulliri ekstra i virgjer

kripë për shije

Përgatitja

Niseni këtë recetë duke vendosur në ujë të kripur 12 gjethet e lakrës.

Lërini për dy, tre minuta dhe më pas kullojini mirë dhe thajini me një copë.

Shtrojini lakrat në një tavë të përshtashme për pjekje.

Më pas sipër tyre vendosni disa feta proshte të pjekur dhe djathë mocarela të prerë në kubikë.

Spërkasni sipër djathin kaçkavall të grirë, thërrimet e bukës, kripë si edhe pak vaj ulliri.

Vendoseni tavën për pjekje në një furrë të ngrohur paraprakisht në 180°C dhe lëreni për rreth 40-45 minuta./AgroWeb.org