Makarona me Brumë Patatesh – Të Veçantat e Kuzhinës

619 0

Keni përgatitur ndonjëherë brumë me patate për ndonjë recetë?

E dini se me to mund të përgatiten makarona të shijshme e mjaft të veçanta.

Traditën e kanë nga Italia ku njihen me emrin njoki (gnocchi) dhe përgatiten me një sërë salcash të cilat i shtojnë shijen kësaj recete të veçantë.

Janë të thjeshta për t’u përgatitur edhe vetë në shtëpi dhe mund të ruhen për një kohë të gjatë.

Prandaj për të provuar një nga recetat më interesante të Italisë, mjafton të mblidhni përbërësit dhe ta përgatisni në shtëpitë tuaja.

Përëbrësit

1 kg patate të kuqe

300 gr miell

1 vezë

Kripë

Miell i ashpër

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e njokive, AgroWeb ju këshillon të lani mirë patatet dhe t’i vendosni të ziejnë bashkë me lëkurë.

Vendosini fillimisht në ujë të ftohtë, ndizni furrën dhe lërini të ziejnë 30-40 minuta pasi të ketë filluar zierja, por kjo kohë varet edhe nga madhësia e patateve tuaja.

Lërini të ziejnë derisa të zbuten tërësisht edhe brenda dhe ndërkohë në një enë të thellë ose tavolinë pune, shtoni sasinë e miellit.

Pasi t’i keni kulluar patatet me një shtypëse të posaçme shtypni scilën nga to sipër miellit.

Nëse nuk keni një shtypëse patatesh, mund ta bëni këtë proces me anë të një piruni dhe purëne e krijuar ta shtoni tek brumi, por duke i qëruar më parë ato.

E rëndësishme është që të jenë homogjene, kremoze dhe pa kokrriza.

Filloni të punoni brumin me duar, shtoni pak kripë dhe vezën të cilën duhet ta rrihni pak paraprakisht.

Punojeni të gjithë këtë masë më duar në mënyrë që të formohet një topth brumi pa kokrriza, i mbledhur dhe i butë.

Kini parasysh të mos e punoni më shumë nga sa duhet brumin në mënyrë që njokit të mos dalin të forta pasi t’i gatuani.

Pasi të keni kërijuar topthin e brumit, merrni pak brumë veçamas dhe krijoni disa shirita rrumbullakë të cilët mund t’i formoni me duar.

Kujdesuni që shpeshtësia e këtyre shiritave të mos jetë më e madhe se 2 cm.

Për t’ju ndihmuar gjatë këtij procesi mund të përdorni pak miell të ashpër për të pluhërosur sipërfaqen ku po punoni shiritat tuaj të njokive.

Më pas të gjithë shirirtat pritini në forma të vogla të barabarta jo më shumë se 2-3 cm.

Pasi ta keni bërë këtë me të gjithë brumin dhe të keni formuar cilindra të vegjël makaronash, shtypini ato me anë të një piruni dhe rrotullojini pak anët.

Do të formohet një gjysmëhëne e trashë dhe rrumbullake.

Të gjithë njokit vendosini në një tavë të shturar me një napë në distancë nga njëra tjetra në mënyrë që të thahen paksa.

Ose mund t’i gatuani menjëherë duke i zier derisa të shikoni që janë zbutur.

Ato mund t’i shoqëroni me salcë domatesh, perime apo salca të tjera që ju dëshironi./AgroWeb.org