Gatuani Si Profesionistë – Pesë Recetat Fantastike Të Erëzave Për Çdo Gatim

1.1k 0

Nëse dëshironi të pasuroni shijen dhe aromën e ushqimeve, merrni erëza të një cilësie të lartë, të plota që të keni mundësi t’i grini, prisni ose shtypni vetë.

Një gjë e tillë do të minimizojë ekspozimin ndaj ajrit dhe do të shumëfishojë vajrat aromatike brenda tyre.

Një tjetër këshillë për t’i mbajtur erëzat të freskëta është që t’i ruani në enë qelqi me kapak të puthitur mirë.

Erëzat nuk duhen ruajtur në qese letre ose të futen në frigorifer.

1. Erëzat e Thata

Nëse jeni të dhënë pas produkteve të zgarës atëherë e dini se ushqimet tuaja të preferuara kanë nevojë të përkëdhelen nga erëzat.

Produktet e mishit marinohen me erëza të thata dhe mbahen për disa orë ose gjatë natës në mënyrë që erëzat të integrohen në brendësi. Erëzat e thata mund të përdoren edhe me produkte të tjera përveç mishit.

Përbërësit:

2 lugë gjelle me rigon të tharë

2 lugë gjelle me borzilok të tharë

2 lugë gjelle me trumzë

1 lugë gjelle me sherebelë të tharë

1 lugë gjelle me farat e specave të kuq

1 lugë çaji me spec djegës pluhur

2 lugë gjelle me sheqer kokërr

Kripë deti

Piper i zi i grirë

Udhëzimet: Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm dhe ruajini në një enë të izoluar mirë në frigorifer për 3 deri në 4 ditë përpara se t’i përdorni.

Gjatë këtyre ditëve, erëzat të njësohen me njëra-tjetrën dhe do të krijojnë një aromë dhe shije shumë të mirë.

2. Receta me Erëza Pikante

Kjo përdoret për marinimin e mishit, fasuleve, përziehet me vaj ulliri dhe përdoret edhe për gatimin e piteve dhe bukëve karakteristike.

Përbërësit:

Gjysmë gote me spec të grirë (jo djegës)

Çerek gote me spec djegës pluhur

3 lugë gjelle me kripë deti

1 lugë gjelle me majdanoz të grirë

1 ½ lugë çaji me xhenxhefil të grirë

1 lugë çaji trëndelinë të grirë

¾ lugë çaji arrëmyshk pluhur

¾ lugë çaji me mërsinë pluhur

½ lugë çaji karafil të shtypur

Udhëzimet: Përziejini të gjitha erëzat dhe ruajini në një enë të mbyllur mirë në frigorifer.

3. Erëzat e Turshive

Erëzat e turshive i përshtaten shijes së shumë njerëzve. Erëzat e mëposhtme mund t’i përdorni për përgatitjen e domateve, lakrave dhe trangujve turshi.

Përbërësit:

2 lugë gjelle fara mustarde

1 lugë gjelle me mërsinë

2 lugë çaji me fara majdanozi

¼ lugë çaji me karafil pluhur

1 lugë çaji xhenxhefil pluhur

1 lugë çaji me fara të pluhurit të specit të kuq

1 gjethe dafine e shkërmoqur

1 lugë gjelle me hudhër pluhur

Udhëzimet: Përzieni të gjithë përbërësit e mësipërm (përveç xhenxhefilit, karafilit, hudhrës dhe dafinës) në një kavanoz të vogël qelqi dhe puthiteni kapakun mirë.

Tundeni kavanozin që përzierja mes përbërësve të jetë e unifikuar.

Shtoni xhenxhefilin, karafilin, hudhrën dhe shkundeni kavanozin edhe njëherë. Më pas hidhni copëzat e dafinës, mbylleni kapakun dhe shkundeni kavanozin përsëri.

Si në rastin e recetës së erëzave pikante edhe kjo recetë është shumë e veçantë dhe përdoret në të gjjithë botën.

4. Erëzat Evropiane

Në çdo mënyrë Evropiane gatimi gjenden këto erëza që përdoren për të shumëfishuar shijet e djathrave, mishit, apo perimeve.

Receta e mëposhtme vjen nga AgroWeb.org me gramaturën përkatëse, megjithatë ju mund ta ndryshoni në varësi të preferencës dhe erëzave të parapëlqyera, madje mund të shtoni edhe nenexhik, mente, lëkurë portokalli apo kopër.

Përbërësit:

3 lugë gjelle gjethe rigoni

3 lugë gjelle gjethe trumëze

1 lugë çaji gjethe borziloku

1 lugë çaji me gjethe sherebele

2 lugë çaji me lule livando

1 lugë çaji me rozmarinë

2 gjethe dafine të shkërmoqura

Udhëzimet: Përzieni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe mbylleni kapakun mirë.

5. Kombinimi Oriental

Ky është një miksim erëzash shumë popullor. Përdoret tradicionalisht nga produktet e mishit, kokoshkat dhe buka.

Ky miksim përmban produkte të thata dhe të freskëta, ndaj këshillohet që të përdoret brenda një jave nga përzierja.

Përbërësit:

2 lugë gjelle me rigon ose trumëz të copëtuar

1 lugë gjelle fara lini të shtypura

2 lugë gjelle me fara susami të pjekura

1/2 lugë çaji me kripë

Udhëzimet: Përzieni të gjithë përbërësit në nje ënë ose shtypini së bashku. Ruajini në një qese plastike ose në një kavanoz të mbyllur mirë.

Këto kombinime erëzash janë aq të veçantë sa mund t’i ruani edhe në kavanozë dekorativë dhe t’ua dhuroni miqve tuaj.

Po ju a keni një recetë të preferuar erëzash? Ndajeni me AgroWeb në Facebook./AgroWeb.org