Oriz Prej Lulelakre? Pjata e Bardhë e Shijes Mesdhetare

587 0

Lulelakra është një perime e shijshme dhe e shëndetshme që shkëlqen në kuzhinë.

Ajo mund të përfshihet në shumë receta të ndryshme të traditës shqiptare.

Shija e saj e fortë nuk i fsheh aspak vlerat ushqyese dhe mjekësore të kësaj perimeje të rëndësishme.

Lulelakra është ndër 10 ushqimet më të shëndetshme për njeriun.

Ajo mund të gatuhet si pjatë kryesore ose të përdoret në antipasta.

Një recetë e sugjeruar nga AgroWeb.org është ajo e orizit të lulelakrës me vaj ulliri dhe qepë.

Aroma e lulelakrës është mjaftueshëm e ndezur për të shërbyer si bazë jo vetëm për orizin, por edhe për fasulen apo perime të tjera.

Receta Me Lulelakër e Rekomanduar nga AgroWeb. 

Përbërësit:

1 lulelakër

3 lugë gjelle me vaj ulliri

1 qepë mesatare e grirë hollë.

Pak kripë

Dy lugë gjelle me majdanoz të freskët të grirë.

Lëngu i një gjysëm limoni

Përgatitja:

Ndajeni lulelakrën në tufëza të vogla dhe përpiquni të hiqni sa më shumë nga pjesa e kërcellit.

Më pas futini tufëzat në një mikser dhe përpunojini deri sa masa e përfituar të jetë me kokrriza të vogla.

Këto kokrriza ngjajnë me orizin prandaj kjo pjatë quhet oriz lulelakre.

Ndizeni sobën dhe ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere.

Sapo vaji të jetë ngrohur, shtoni qepët dhe kavërdisini deri sa majat e tyre të marrin nuancë të artë në kafe.

Kavërdisja duhet të jetë e ngadaltë dhe në zjarr mesatar e të zgjasë për 8 minuta.

Më pas shtoni kokrrizat e lulelakrës, një lugë çaji me kripë dhe përziejini vazhdimisht.

Përzierja duhet të zgjasë 5 minuta deri sa kokrrizat e lulelakrës të zbuten.

Hiqeni tenxhere nga zjarri.

Masën e lulelakrës transferojeni në një tas të madh qelqi dhe spërkateni me majdanoz, limon, vaj ulliri dhe kripë.

Kjo recetë është e shëndetshme dhe një alternativë e mirë e recetave të tjera me bazë lulelakre.

Ajo mund të shoqërohet me një pjatë sallatë jeshile me qepë dhe portokalle./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.