Receta E Makaronave Me Qiqra – Shija E Përsosur E Vjeshtës

1.2k 0

Makaronat me qiqra janë një pjatë e cila nuk mund të mungojë në tryezën e vjeshtës.

Frymëzuar nga kjo stinë AgroWeb.org ju ofron një variant të shijshëm të makaronave.

Lëreni veten të sprovoheni nga kjo recetë argëtuese dhe e shijshme dhe pse jo zbuloni edhe kombinime të reja.

Përbërësit

320 g makarona të vogla

350 g qiqra

Rozmarinë dhe trumzë sipas dëshirës

1 thelpi hudhër

Spec djegës i tharë për shije

100 g gjizë pa kripë

Kripë për shije

Përgatitja

Për të përgatitur këtë pjatë, filloni duke skuqur në një tigan vajin dhe një thelpi hudhër.

Më shtoni në tigan qiqrat, rozmarinën e copëtuar, gjethet e trumzës, specin djegës dhe kripën.

Hidhni një gotë me ujë të nxehtë mbi qiqrat dhe gatuajini në nxehtësi mesatare për 5 minuta. Pas kësaj kohe hiqni hudhrën.

Lini mënjanë disa qiqra për zbukurim dhe qiqrat e mbetura hidhini në mikser. Shtoni në të pak ujë të nxehtë, kremin e djathit dhe përpunojini derisa të formohet një masë kremoze.

Në tiganin e përdorur për gatimin e qiqrave, hidhni një sasi të vogël vaji dhe shtoni qiqrat e lëna mënjanë.

Gatuajini qiqrat me nxehtësi të lartë për disa minuta, derisa të marrin ngjyrë kafe të artë, në fund hiqini nga tigani dhe lërini mënjanë. Ndërkohë filloni me zierjen e makaronave.

Përsëri në të njëjtën tigan ku përgatitët qiqrat, shtoni gjizën dhe një filxhan ujë nga ai i makaronave. Përziejeni mirë masën e formuar dhe kur makaronat të jenë gati, kullojini dhe hidhini eedhe ato në tigan.

Përziejini mirë, duke shtuar pak ujë të nxehtë (kremi i qiqrave tenton të forcohet shpejt, kështu që është e rëndësishme të shtoni ujë sipas nevojës). Përziejini makaronat dhe kremin mirë dhe lëreni në nxehtësi minimale për pak minuta.

Shërbejeni makaronat kremoze me qiqra, duke shtuar disa qiqra të freskëta për shije. Gjithashtu mund të shtoni edhe pak spec djegës edhe pak vaj ulliri për më shumë shije./AgroWeb.org