Receta E Sallatës Kapriçoze me Karota dhe Selino

572 0

E pasur në vlera, e shijshme, plot ngjyra dhe kremoze, kjo recetë është e përkryer për të shoqëruar një vakt me mish ose për një rast të veçantë.

E veçanta e saj është majoneza e bollshme, e cila e bën të duket si sallatë ruse.

Ju gjithashtu mund të eksperimentoni dhe të krijoni shumë variacione të saj edhe përbërës të tjerë, për të krijuar një version edhe më të pasur se ky.

Kërpudhat, ullinjtë jeshilë ose të zinj, angjinaret dhe rrepat mund të përfshihen në këtë pjatë, por ju mund të shtoni edhe peshk ton nëse e preferoni.

Nëse ende nuk e keni provuar këtë sallatë, AgroWeb.org ju sugjeron ta përgatisni atë vetë në shtëpi duke ndjekur recetën si më poshtë.

Përbërësit

(për 4 persona)

2 karota

1 selino

1 limon

150 g proshutë e pjekur

150 g djathë emental ose kaçkavall i butë

250 g majonezë

20 g mustardë

uthull

ujë

Përgatitja

Filloni duke prerë selinonë në rripa dhe duke i vendosur ato në një enë me ujë dhe limon.

Prisni në mënyrë të ngjashme edhe karrotat, por vendosini në një enë të veçantë.

Kullojeni me duar rripat e selinosë dhe kalojini në enë bashkë me karotat.

Spërkatini me kripë e uthull dhe lërini mënjanë për rreth 30 minuta.

Ndërkohë prisni proshutën dhe djathin në rripa dhe vendosini në një tas.

Pasi të ketë kaluar koha e pushimit, kulloni perimet dhe kalojini në tasin me proshutë dhe djathë.

Hidhni majonezën dhe më pas mustardën. Përziejini mirë që salcat të shpërndahen në mënyrë të barabartë.

Tani mund ta servirni dhe ta shijoni./AgroWeb.org