Recetat që Mund t’u Dhuroni Miqve Tuaj Këtë Fundvit

251 0

Fundi i një viti për shumicën e njërëzve lidhet me festat dhe dhuratat që shkëmbëhen pikërisht këtë periudhë.

Kjo traditë përveçse shumë e vjetër është një mënyrë e mirë se si mund t’i shprehni mirënjohjen miqve dhe të afërmve tuaj.

E asgje nuk është më e veçantë se një dhuratë e përgatitur vetë në shtëpi.

Sidomos nëse bëhet fjalë për ndonjë gatim të shijshëm, ide për të cilat AgroWeb.org ju sugjeron në këtë artikull.

Një kuti me ëmbëlsira

Mund të themi se ëmbëlsia është rregulli universal i festave.

Kështu që për miqtë e të afërmit tuaj mendoni të përgatisni pikërisht diçka të tillë.

Një kuti me biskota të shkrifëta me gjalpë, kanellë apo çokollatë do të ishte perfekte për këtë periudhë.

Gjithashu çokollatat e vogla apo bon bonet që gjithashtu mund t’i përgatisni në shtëpi.

E në fund mund të mbetet ëmbëlsira më e famshme e periudhës që është bakllavaja.

Për një latërnativë më të shpejtë mund të përgatisni bakllava të skuqur e të mbushur me arra e fiq të thatë.

Fruta të thata dhe arrorë

Krahas ëmbëlsirave ju mund të krijoni një shportë interesante me fruta të thata e arrorë.

Mjafton t’i spërkasni ato me erëza mikse dhe t’i piqni në furrë.

Në fund transferojini në thaës të vegjël dekorativë.

Reçel ose trushi shtëpie

Një kuti e vogël me lloje të ndryshme reçeli të përgatitur nga ju është ideja e duhur çdo herë.

Mbushni 3 ose 4 kavanozë të vegjël me lloje të ndryshme të tij në mënyrë që miqtë tuaj t’i shijojnë me djathë.

Njejtë mund të veproni edhe me turshitë e shijshme të cilat shoqrohen më së miri me recetat e fundvitit.

Në këto kombinime mos harroni të shtoni djathë kaçkavall ose të bardhë.

Verë ose raki shtëpie

Këtë dhuratë mund ta ofrojnë vetëm ata që përgatisin verë dhe raki gjatë vitit në shtëpitë e tyre.

Mbushni disa shishe të vogla, mbështillini me fjongo dhe dërgojani miqve tuaj.

Një shportë dhuratash

Nëse mund t’i përgatisni të gjitha idetë që ju dhamë e t’i mblidhni në një shportë të vetme do të krijonit dhuratën ideale.

Çfarë ju përmendëm më lart janë përgatitje që duhen çdo herë në fundvit.

Mjafton t’i kompozoni bukur në një shportë dhe t’i dhuroni me shumë dashuri tek personat tuaj të veçantë./AgroWeb.org