Salcë me Kale – Si ta Përgatisni dhe ta Përdorni

947 0

Kale është një produkt pak i njohur në Shqipëri, por një bimë që ka egzistuar në trojet tona prej vitesh.

Megjithëse kohët e fundit gjendet në treg dhe pikëpyetjet për të janë shpesh të mëdha.

Kale konsiderohet si një lloj lakre e egër e cila mund të gatuhet e konsumohet pasi përmban shumë vlera.

Ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit, përmbajnë shumë fibra dhe pak kalori.

Në këtë artikull AgroWeb ju tregon një mënyrë interesante të gatimit të kales në formën e salcës për ta kombinuar me ushqime të tjera.

Përbërësit

200 gr lakër e zezë

50 gr arra

60 gr djathë kaçkavall i grirë

Spec djegës

Kripë

Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroËeb ju këshillon të pastroni mirën kalen, ta ndani në fletë dhe ta vendosni të ziejë në një tenxhere me ujë.

Lëreni në zjarr për 3-5 minuta e më pas kullojeni duke e shtypur mirë në mënyrë që të dalë uji i tepërt.

Më pas hidheni në një mikser bashkë me djathin e grirë kaçkavall, arrat dhe specin djegës.

Në fund shtoni rreth 40 ml vaj ulliri dhe përzieni mirë në mënyrë që të formoni një masë të butë e kremoze në formën e salcës.

Pasi të keni formuar këtë masë shtoni dhe 30 ml të tjera vaj ulliri e përzieni sërish.

Kur të keni një masë sa më homogjene, salca juaj është gati.

Atë mund ta përdorni menjëherë ose ta ruani në frigorifer në një enë hermetike për 2-3 ditë.

Nëse do ta ruani në girogrifer para se ta mbyllni shtoni dhe pak vaj në sipërfaqen e salcës në mënyrë që të mos thahet.

Këtë salcë mund ta shtoni në makarona, sallata, të lyeni bukën ose ta shijoni me djathë./AgroWeb.org