Salcë me Qiqra – Si Të Përgatisni Recetën e Famshme Vetë në Shtëpi

2.8k 0

Humusi është një nga salcat më të shijshme në planet, veçanërisht për atë që ia di vlerat.

Në pamje të parë, kjo salcë me ngjyrë bezhë mund të duket e çuditshme por përbërësit e saj e bëjnë krejt të veçantë.

Humusi përgatitet duke përzier qiqra, vaj ulliri, pluhurin e farave të susamit, lëngun e limonit dhe hudhrën.

Në markete dhe dyqane mund të gjeni variante të ndryshme të humusit, por më e mira e të mirave përfitohet duke e përgatitur nga e para në kushtet e shtëpisë.

Çfarë Është Salca Humus

Kjo salcë është shpikur në Lindjen e Mesme.

Qiqrat janë legume që bëhen shumë kremoze nëse përpunohen në mikser, veçanërisht kur kombinohen me tahinin dhe vajin e ullirit.

Tahini njihet si pluhuri i farave të pjekura të susamit. Lëngu i limonit vendos ekuilibrat e athtësisë ndërsa hudhra shërben për të plotësuar shijen.

Si Të Përgatisni Salcën e Humusit Në Shtëpi

Për përgatitjen e kësaj salce ju nevojiten:

2 filxhan çaji me qiqra të gatshme

3 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër,

3 lugë gjelle me pluhur susami,

1 lugë e gjysmë gjelle lëng i freskët limoni

1 thelb hudhër i grirë hollë,

1 lugë çaji me kripë,

Gjysmë luge çaji me piper të zi pluhur

Përgatitja:

Qiqrat mund t’i blini në market të paketuara dhe të gatshme për gatim.

Mjafton të kulloni lëngun ku janë ruajtur dhe nëse mundeni të hiqni lëkurat nga secila kokërr.

Mungesa e lëkurave do e bëjë salcën humus të butë si mëndafshi.

Hidhini qiqrat në mikser dhe shtoni të gjithë përbërësit e tjerë të përmendur më lart.

Përzjejini mirë së bashku për rreth 5 minuta deri sa salca të jetë bërë e butë dhe e njëtrajtshme.

Përpara se ta hiqni nga mikseri, provojeni salcën nëse ka nevojë për më shumë kripë, vaj apo lëng limoni.

Nëse salca është shumë e trashë, shtoni 2-3 lugë ujë ose lëng qiqrash nga ena e mëparshme.

Më pas, humusin hidheni në një enë qelqi dhe servireni me pite të gatshme. /AgroWeb.org