Shije Mesdhetare – Receta e Makaronave të Freskëta me Perime

534 0

Regjimet ushqimore me bazë bimore kanë përjetuar një kthim të lavdishëm së fundmi, kjo falë vlerave të shumta për shëndetin dhe organizmin.

Regjime të tilla, siç është ai Mesdhetar, sipas ekspertëve të AgroWeb.org janë thelbësore për jetëgjatësinë.

Kjo recetë e makaronave me shije mesdhetare ofron një kombinim të shijshëm të perimeve dhe erëzave që gjenden në territorin e mesdheut.

Gjithashtu kjo është një pjatë vegjetariane shumë e shijshme. Nëse nuk e besoni, AgroWeb.org iu sugjeron që të provoni ta përgatisni në shtëpi!

Përbërësit:

400 g makarona

450 g speca të kuq

200 g kungull i njomë

450 g patëllxhan

100 g qepë

400 g domate të qëruara

Vaj ulliri dhe kripë për shije

Përgatitja

Për të përgatitur këtë pjatë makaronash, filloni me pastrimin e perimeve. Pasi t’i keni pastruar filloni të prisni në kubikë qepët dhe specat e kuq me një madhësi rreth 2-3 cm.

Në një tigani nxehni vajin e ullirit. Shtoni qepët dhe lëreni të skuqet për disa minuta. Vazhdoni duke shtuar specat dhe kavërdisni për disa minuta.

Në fund, shtoni domatet e qëruara dhe të prera në copa të vogla dhe gatuajini në zjarr të ngadaltë për 15 minuta.

Ndërkohë, pastroni dhe prisni patëllxhanët në kubikë rreth 2-3 cm. Skuqini në vaj të nxehtë dhe më pas kullojini.

Pastroni dhe prisni kungujt në formë rrathësh. Edhe këto duhen skuqur e më pas duhen kulluar.

Kur perimet e skuqura të jenë gati, vendosini së bashku në një tigan me salcë dhe i lini të qëndrojnë derisa makaronat të jenë gatuar.

Në një tenxhere shtoni ujë dhe kripë, lëreni derisa uji të ziejë. Shtoni makaronat dhe lërini të ziejnë, kur të jenë gati kullojini dhe shtojini në salcën e përgatitur.

Lërini të qëndrojnë për disa minuta përpara se t’i shërbeni./AgroWeb.org