Supë Fantastike me Qepë dhe Lëng Mishi – E Ngrohtë, e Thjeshtë, e Shijshme

1.3k 0

Një nga gatimet më të mira që një udhëtar duhet të provojë gjatë një vizite në Francë është supa kremoze me tre qepë.

Ajo është një supë klasike me pak yndyrë, e ngrohtë dhe shumë e shijshme.

Por nuk është e thënë të shkoni deri në Francë, për ta provuar pasi mund ta përgatisni vetë plot shije në shtëpi.

Përbërësit

1 lugë gjelle me gjalpë pa kripë,

1 lugë çaji me vaj ulliri ekstra të virgjër,

700 gramë qepë të kuqe, të qëruara dhe të grira hollë.

6 qepujka të njoma të prera hollë

1 presh (pjesa e kërcellit të bardhë) i prerë hollë

Kripë dhe piper,

3-4 degëza trumze,

1 degë rozmarinë e freskët,

1 lugë gjelle me miell,

4 gota (uji) me lëng mishi pa kripë

2 gota ujë,

8 feta të holla buke të thekur,

1 lugë gjelle me barishte qepësh të grira hollë

Përgatitja:

Vendosni tenxheren në zjarr dhe ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit.

Shtoni qepët, qepujkat dhe preshin, kripën dhe piperin.

Përziejini me lugë druri dhe mbylleni kapakun e tenxheres.

Lërini qepët të gatuhen pa u përzier deri sa të zbuten dhe të marrin një nuancë të kafenjtë për 10-15 minuta.

Më pas hapeni kapakun dhe përziejini qepët rregullisht deri sa të karamelizohen për rreth 25-30 minuta të tjera.

Nëse qepët kanë tendencën të ngjiten në fund të tenxheres, mund të shtoni një lugë gjelle me ujë dhe ta shtoni dozën.

Hidhni miellin sipër qepëve dhe përziejini për 2-3 minuta.

Shtoni lëngun e mishit të viçit dhe dy gota ujë bashkë me degët e rozmarinës dhe trumzës.

Uleni temperaturën dhe lërini përbërësit e supës të zihen për 20-25 minuta.

Më pas hiqeni rozmarinën dhe trumzën, fikeni sobën dhe shtoni kripë dhe piper.

Ndizeni furrën.

Supën hidheni në pjatat përkatëse dhe në secilën prej tyre hidhni nga dy feta buke të thekura dhe djathë.

Vendosini pjatat në furrë dhe mbajini deri sa djathi të shkrihet dhe të marrë një ngjyrë të kafenjtë për rreth një minutë.

Shtoni barishtet e njoma të qepëve dhe servireni.

Kjo supë kombinohet shumë mirë me sallata me barishte dhe panxhar./AgroWeb.org