Supë me Hikërr dhe Perime: Receta e Shëndetshme

1.6k 0

Nëse nuk e keni provruar do të mrekulloheni nga shija e saj.

E pasur në vlera dhe shëndet kjo recetë do t’ju përfshijë tërësisht duke ju ndezur oreksin dhe dëshirën për të shkruar drej tryezës.

Përbërësit:

1 filxhan kafe hikërr
3-4 qepë të njoma
300 gr mish viçi
1 karrotë
1 patate
1 kungull
1 filxhan çaji bizele
1 filxhan kafe pure domate
1 litër lëng perimesh
pak vaj ulliri
kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillmisht shpëlajmë mirë hikrrën dhe në një tenxhere të vogël valojmë 2 masa ujë dhe 1 masë hikërr dhe e lëmë të ziejë në temperaturë të ulët e lëmë të ziejë deri sat ë përthithë kom[plet ujin.

Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim mishin të prerë në porcione ose në kubikë, e lëmë deri sa mishi të skuqet mirë, pasi shtojmë qepët e njoma të prera në unaza.

I përziejmë sa qepa ulë volumin e më pas shtojmë karrotat, patatet në kubikë me brinjë 1 cm, kungullin vazhdojmë përzierjen, bizelet, purenë e domatës .

I lëmë sa të prerë vetë dhe shtojjmë lëngun e perimeve. I lëmë të ziejë për 25 minuta.

Pasi të kalojmë 20 minuta shtojmë hikrrën e gatuar, i përziejmë dhe i lëmë të gatuhen sëbashku për 5 minuta të tjera.

Regullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe shërbejmë supën të ngrohtë./AgroWeb.org