Toptha Djathi Kaçkavall të Skuqura – Si t’i Përgatisni Plot Shije

953 0

Nëse po kërkoni një recetë shoqëruese për pjatat tuaja, sapo keni gjetur të duhurin.

Të gjithë e adhurojnë djathin e sidomos kur është i shkrirë.m

Në këtë recetë nga AgroWeb.org do t’ju sugjerojmë recetën që nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja.

Ndiqni më poshtë mënyrat e përgatitjes fare shpejt me një shije që do t’ju mbetet në mendje gjatë.

Përbërësit

130 gr djathë i grirë kaçkavall

2 të bardha vezësh

Vaj për skuqje

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete  AgroWeb ju këshillon të ndizni furrën në temperaturën 190 gradë C.

Ndërkohë hidhni të bardhat e vezëve në një enë të thellë dhe rrihini derisa të formojnë një cipë shkume.

Shtoni djathin e grirë kaçkavall të cilin preferohet ta zgjidhni Parmigginao dhe përzieni.

Kur masa të jetë trashur formoni me duar ose me anë të një luge toptha të vegjël dhe vendosini të skuqen.

Kthejini herë pas here në mënyrë që të skuqen nga të gjitha anët dhe vendosini në një pjatë të shtruar me letër.

Kur të kenë lëshuar vajin servirini në një pjatancë të thellë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.