4 Produkte të Kuzhinës që po të Dobësojnë Imunitetin

433 0

Sistemi imunitar përbëhet nga antitrupat, qelizat e shumë gjëra të tjera që bashkëpunojnë ngushtë për të na mbajtur shëndetplotë.

Ky sistem bën një punë të shkëlqyer duke na mbrojtur nga bakteret e mikrobet që jetojnë me dhe krah nesh e që shkaktojnë sëmundje.

Si Mund Ta Fuqizoni Imunitetin

Imuniteti nuk ka nevojë për shumë shtysa. Ai është krijuar të bëjë të njëjtën punë çdo sekondë, ndonjëherë me sukses e herë jo.

Çdo përpjekje për të shtyrë në ekstrem imunitetin është e rrezikshme, sepse nxit alergjitë dhe sëmundjet auto-imunitare siç është artriti reumatoid.

Ndihma më e madhe që mund t’i jepni imunitetit tuaj është që të jetoni shëndetshëm

Si Po E Dobësoni Imunitetin?

Ekspertët paralajmërojnë se gjatë qëndrimit në shtëpi për shkak të pandemisë së COVID-19, njerëzit po e dobësojnë imunitetin e tyre duke ngrënë më shumë kripë, sheqer e duke e tepruar me kafenë dhe alkolin.

Këto janë katër produktet më të dëmshme që gjenden në kuzhinën tuaj.

Sheqeri për shembull ka tendencën ta vështirësojë punën e imunitetit kundër mikroorganizmave të huaj.

Për më tepër, sheqeri nxit inflamacionin në trup dhe godet imunitetin. Kripa rrit tensionin e gjakut duke e dobësuar sistemin imunitar.

Kafeina ndikon tek gjumi. Mungesa e tij shfaq inflamacion dhe ky i fundit godet imunitetin.

Konsumi i tepruar i alkolit rrit predispozitat e të vuajturit nga pneumonia dhe problemeve të tjera me rrugët e frymëmarrjes, një rrezik kaq i panevojshëm në kohën e COVID-19.

Ekspertët thonë se në kushtet e karantinës njerëzit duhet të sigurohen të konsumojnë më shumë fruta të freskëta e perime dhe ushqime me fibër, e cila i vjen në ndihmë jo vetëm imunitetit por edhe gjumit dhe humorit të mirë.

Fibra është e domosdoshme jo vetëm për të mbajtur nivelin e sheqerit nën kontroll por edhe kolesterolin.

Ushqimet e pasura me fibër të mbajnë ngopur për shumë gjatë dhe janë të rëndësishme për rënien nga pesha.

Ndër to mund të përmendim: elbin, tërshërën, thekrën, legumet, karotën, panxharin, portokallin dhe bananen./AgroWeb.org