A e Ul Çaji Sheqerin në Gjak? Zbuloni të Vërtetën

488 0

Çaji është padyshim një nga pijet e shëndetit më të vjetra në botë.

Rreth 80% e botës konsumon lloje të ndryshme çaji në përditshmëri.

Një filxhan çaj mund ta pini kur ju dhemb fyti, kur ndiheni të lodhur, kur ju ka zënë gripi, për kënaqësi  apo kur keni simptoma të ndryshme në trupin tuaj.

Thuhet se vlerat e tij janë të panumërta për shëndetin, por sa e vërtetë është kjo në lidhje me sëmundje të caktuara siç është diabeti.

Në këtë artikull do të trajtojmë të dhënat e ekspertëve mbi çajin dhe ndikimin e tij në nivelet e sheqerit në gjak.

Çfarë thonë ekspertët?

Çaji e në veçanti çaji jeshil është bërë i njohur për vetitë e tij kundër smëundjes së diabetit, por ekspertët thonë se në të vërtetë nuk ka të dhëna shkencore për këtë.

Çaji jeshil është i pasur me antioksidantë që do të thotë se ka shumë veti fitimprurëse për të gjithë organizmin.

Në fakt të gjithë llojet e çajit përmbajnë sasi të ndryshme antioksidantësh dhe të gjithë ndihmojnë të jetoni më shëndetshëm, megjithëse nuk mund të shihen si një kurë në vetëvete.

Në lidhje me sëmundjen e diabetit, çaji jeshil mund të jetë ndihmues në parandalimin e sëmundjes nëse e konsumoni për një kohë të gjatë në përditshmërinë tuaj.

Kjo nuk do të thotë se mund të përdoret si kurë natyrale apo si metodë për të ulur nivelet e larta të sheqerit në gjak sipas ekspertëve.

Në ekzaminimet e shumë studimeve mbi këtë fushë, vihet re se çajrat kanë efekte pozitive në uljen e sheqerit në gjak kur testohem më lafshë, por nuk kanë treguar rezultate domethënëse tek njerëzit.

Këto studime kanë treguar se çaji jeshil mund t’ju ndihmojë me uljen e peshës, por pa e ulur sheqerin në gjak.

Ndaj mund ta përdorni si një mënyrë për të larguar kilogramët e tepërt për sa kohë nuk i shtoni ëmbëlsues shtesë apo qumësht.

Kjo pije konsiderohet si me zero kalori dhe konsiderohet e shëndetshme për konsum të përditshëm për shkak të antioksidantëve të shumtë që përmban, por jo si një mënyrë pë rtë luftuar diabetin./AgroWeb.org