Çaji i Duhur për Humbjen në Peshë dhe Tretjen e Mirë

2.3k 0

Fryrja e barkut, stomakut apo pesha e tepërt janë probleme që mund të prekin këdo dhe kërkojnë zgjidhje të shpejta.

Kështu filloni me kujdesin mbi ushqimet tuaja të përditshme duke u fokusuar tek ushqimet e lehta dhe trajtimet bimore e natyrale të cilat mund t’i përgatisni vetë në shtëpi.

Këtu futen edhe çajrat si ai që do ju tregojmë në vijim të këtij artikulli për shëndetin e të gjithë aparatit tretës.

Një miks bimësh, farash e erëzash të cilat përveç aromës ndjellëse që vesh shtëpinë, ju ndihmojnë që të bini në peshë dhe të stimuloni tretjen e shëndetshme të ushqimeve.

AgroWeb.org ju tregon se gjithçka që ju duhet është vetëm një filxhan me koriandër, kuminë dhe fara selinoje për të përfituar një gamë të gjerë vlerash.

Si ta përgatisni

Si fillim duhet të siguroni farat natyrale të të gjithë përbërësve të cilët përmendëm më lart.

Ju duhet gjysmë luge gjelle me fara të thara selinoje, gjysmë luge me fara koriandre, gjysmë luge me fara kumini dhe 3 gota me ujë.

Sipas dëshirës para se të merreni me përgatitjen e çajit, farat mund t’i piqni në furrë për 5-8 minuta në temperaturën 180 gradë.

Më pas mundohuni t’i grini sa më hollë në një mikser, duke i shtypur apo në një bluarse kafeje nëse ju gjendet.

Kështu krijoni pudrën e hollë me të cilën do të përgatisni çajin tuaj për tretje.

Vendosni një çajnik ose tigan të vogël në zjarr, shtoni ujin dhe pluhurin që përgatitët.

Përzieni mirë dhe lërini të ziejnë për 5 minuta derisa të filloni t’i ndjeni aromën, më pas mund ta hiqni nga zjarri.

Sipas dëshirës mund të shtoni dhe disa shkopinj kanelle apo 1-2 feta xhenxhefil të freskët për një shije më të fortë.

Në këtë rast kullojeni dhe hidheni në filxhanë të posaçëm duke e ëmbëlsuar me një lugë të vogël mjaltë.

Nëse dëshironi një pije të ftohtë, këtij çaji mund t’i shtoni akull dhe ta konsumoni sapo të ftohet paksa.

Vlerat në shëndet

Të treja këto erëza veprojnë fuqishëm në organizëm ndaj mundohuni t’i bëni pjesë të dietës tuaj të përditëshme sa më shumë.

Koriandra është një tretës natyral i shkëlqyer shumë e njohur që në Egjiptin e Lashtë.

Kjo erëzë mun dtë përdoret për çlirimin nga stresi, ankthi, problemet me tretjen, sistemin urinar dhe atë nervor.

Farat e finokut janë një tjetër erëzë e lashtë që gjen vend edhe në kuzhinat e sotshme botërore.

Këto fara janë një trajtim natyral i shkëlqyeshëm kundër fryrjes dhe gazrave të stomakut si dhe ndihmojnë në frymëmarrjen e mirë.

Kumina është një farë e vogël që ndihmon me përmirësimin e stretjes, balancon sheqerin në gjak, ul kolesterolin e keq dhe përmban shumë zink e magnez.

Një bashkim që nxit metabolizmin tuaj të punojë më shpejt e të djegë më shumë kalori që përkthehet më pas në disa kilogramë më pak./AgroWeb.org