Çfarë Është Regjimi Ushqimor Me Bazë Peshku – Përfitimet Për Shëndetin

712 0

Në botën e ushqimit, ka vegjetarianë, veganë, ka nga ata që ushqehen kryesisht me fruta dhe madje nga ata që besojnë se kanë nevojë vetëm për ajrin ose rrezet e diellit për tu ushqyer.

Disa nga këto qasje të të ngrënit mund të vihen në diskutim, por regjimi ushqimor me bazë peshku mund të quhet i shëndetshëm.

Ky regjim mbështetet edhe në prova shkencore dhe mund t’ju ndihmojë të arrini një sërë qëllimesh për sa i përket shëndetit tuaj.

AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull jo vetëm me atë se çfarë nën kupton regjimi ushqimor me bazë peshku, por edhe me përfitimet në shëndet.

Çfarë është regjimi ushqimor me bazë peshku?

Vetë termi “ Pescetarian” që përdoret për këtë mënyrë të ushqyeri, është një kombinim i fjalëve vegjetarian dhe “pesce”, që është italisht do të thotë peshk.

Në thelb ky është një regjim ushqimor vegjetarian, i cili përmban ushqime me bazë shtazore si qumështi dhe vezët, por përjashton çdo lloj mishi nga kafshët përveç prodhimeve të detit.

Përfitimet e regjimit ushqimor me bazë peshku

Njerëzit që ndjekin këtë regjim ushqimor, jo vetëm gëzojnë shumë nga të njëjtat përfitime shëndetësore si vegjetarianët, por gëzojnë edhe disa përfitime shtesë.

Sipas të dhënave shkencore ku AgroWeb.org mbështetet, përfitimet shëndetësore të regjimit ushqimor vegjetarian, përfshijnë:

Rrezik i reduktuar për zhvillimin e diabetit të tipit 2

Rreziku i reduktuar i kancerit

Rreziku i reduktuar i sëmundjeve të zemrës

Presion më të ulët të gjakut

Nivele të ulëta të kolesterolit

Indeksi më i ulët i masës trupore

Nga ana tjetër shtimi i peshkut në regjimin vegjetarian, do të rrisë natyrshëm marrjen e acideve yndyrore omega-3, të cilat janë të pranishme në sasi të mira në peshqit yndyrorë si salmoni.

Acidet yndyrore omega-3 janë të rëndësishme në reduktimin e inflamacionit, dhimbjes së muskujve, faktorëve të rrezikut kardiovaskular dhe ngurtësimit dhe dhimbjes së kyçeve.

Pra produktet e detit do të pasurojnë edhe më tej regjimin tuaj ushqimor./AgroWeb.org